E Diel, 1 Nëntor 2026

“Relaks”, 5 të rinj në pranga



policia greke, kjo e fundit e ka denoncuar Xhambazin si personin që e ndihmoi të kalonte kufirin e gjelbër. Sipas deklarimeve të saj, ajo, së bashku më fëmijët, ishte ndihmuar nga Gëzim Xhambazi për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin për në Greqi. Pasi i ka
kaluar, Xhambazi është larguar. Ndërkohë që nëna 28-vjeçare, së bashku më fëmijët e saj, është pikasur nga polica helene, e cila e ka kthyer në Shqipëri. Policia e Korçës ka nisur menjëherë punën për arrestimin e Gëzim Xhambazit duke e shpallur atë në kërkim.

Aksidenti, humb jetën 62-vjeçari

LUSHNJË – Humb jetën si pasojë e përplasjes me një automjet 62-vjeçari Selman Rroku. Policia e Lushnjës bën të ditur se viktima, banues në fshatin Babunjë të Lushnjës, po udhëtonte me motor në autostradën Lushnjë-Fier, por gjatë tentativës për të kaluar nga njëri krah i rrugës në tjetrin është goditur nga një mjet me targa greke në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”. Sipas policisë, shkak i këtij aksidenti ka qenë prerja e rrugës nga drejtuesi i motorit si dhe mungesa e ndriçimit në këtë pjesës të rrugës që lidh qytetin e Lushnjës me Fierin.

Tentoi t’i fuste drogë vëllait në burg, arrestohet Gjergji Strati

KORÇË – Pranga Gjergji Stratit, iu gjetën 7 gramë kokainë duke hyrë në burg. Policia e Korçës njofton se rreth orës 09:15 ky person ka shkuar për të takuar të vëllanë në Burgun e Korçës, ku ai vuan dënimin. Nga kontrolli i ushtruar nga punonjësit e burgut iu gjet dhe sekuestrua një qese telefoni, brenda së cilës ndodhej një sasi lënde pluhur e bardhë e dyshuar si kokainë, me peshë 7 gramë. Nga ana e uniformave blu u kryen të gjitha veprimet hetimore dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprën penalë të “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

2 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›