Rritja e çmimit të energjisë shton shitjen e gazit
Bien shitjet e pajisjeve me energji elektrike për ngrohje. Sobat e gazit janë artikujt më të shiturat e këtyre ditëve të ftohta të dimrit. Tregtarët thonë se shitja e pajisjeve ngrohëse me korrent ka rënë ndjeshëm për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Qytetarët thonë se deklarojnë se nuk mund të përballojnë kostot e larta të përdorimit të energjisë elektrike. Sipas tregtarëve këtë dimër kanë qenë të konsiderueshme edhe shitjet e sobave me dru, të cilat këtë vit ka pasur shitjet më të larta se pajisjet që punojnë me energji elektrike. Që nga 1 janari i këtij viti, çmimi i energjisë elektrike u rrit me 13 për qind. Ndërkohë tregtarët e lëndëve drusore thonë se gjatë këtyre dy muajve të parë të vitit 2010 janë rritur shitjet dhe çmimi është mesatarisht 1500 lekë për metër kub.
2 Mars 2010