E Shtunë, 31 Tetor 2026

Remonti, Kombinati dhe Selita sot 7 ore pa drita

Operatori i Sistemit te Transmetimit (OST) njoftoi dje se, do te kaloje ne remont sot nenstacionin i Sharres ne Tirane. OST njofton me kete rast se, nga ora 08:30 e mengjesit deri ne oren 15:30 do te kete kufizime te energjise elektrike ne zonen e Kombinatit dhe te Selites. Operatori i Sistemit te Transmetimit, kerkon mirekuptimin e qytetareve, konsumatoreve industrial dhe biznesit, per shqetesimet qe mund te krijohen gjate oreve te punimeve. OST kete vere ka perfshire ne proces remonti pothuajse te gjitha nenstacionet e medha te vendit me qellim qe ato te jene ne gjendje qe te perballojne ngarkesen ne rrjetin e transmetimit qe do te krijohet gjate periudhes se dimrit nga rritja e konsumit te energjise. Gjithashtu remontet jane aplikuar edhe ne rrjetin e shperndarjes se kompanise. Por vala e tyre u krye kryesisht gjate dimrit, per shkak se Operatori i Sistemit te Shperndarjes kaloi ne pronesi private. Ndaj dhe riparimet ne rrjet u bene me urgjence. Nga ana tjeter furnizimi me energji elektrike keto vitet e fundit kane normal dhe pa kufizime. Autoritetet kane pohuar se vendi i ka kaluar fazen e thelle te mungeses se dritave. Nje seri investimesh kane nisur ne veprat e prodhimit te energjise, te cilat synojne te kthejne Shqiperine ne nje vend eksportues energjie ne rajon.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›