E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT: Inflacioni, serish pesoi renie

Blerina Hoxha

Cmimet e ushqimeve kane vijuar nje rritje te lehte gjate muajit gusht ne krahasim me muajin korrik, por jane rritur ne krahasim me muajin gusht te 2008. Nderkohe qe rritje shenojne edhe cmimet e karburanteve e per rrjedhoje edhe sherbimet e transportit jane rritur. Keto kane qene pak a shume ndryshimet ne nivelin e pergjithshem te cmimeve ne muajin gusht sipas vezhgimeve te Institutit te Statistikes (INSTAT). Niveli i inflacionit ne muajin gusht arriti 2.2 per qind. Nje vit me pare ndryshimi i cmimeve ishte 2.5%. indeksi i grupit "Ushqime dhe pije jo alkoolike" shenoi nje rritje prej 1.6 per qind, me nje ndikim prej 0.6 per qind ne totalin e ndryshimit mujor. Brenda ketij grupi rritja me e madhe prej 8.2 per qind verehet ne nengrupin "zarzavate perfshire patatet". Ketu mund te permendim rritjen e cmimit te kastraveceve me 49.9 per qind, bishtajave me 44.3 per qind, domateve me 28.8 per qind, , specave me 11.0 per qind, etj. Gjithashtu gjate muajit gusht indeksi i grupit "Transport" shenoi nje rritje prej 1.1 per qind. Gjate ketij muaji cmimi i naftes shenoi nje rritje prej 3.3 per qind, dhe cmimi i benzines 3.4 per qind. Ne grupet e tjera ndryshimet mujore variojne nga -0.6 per qind ne + 0.1 per qind. Duket se ne nivelin e ulet te cmimeve kete vit ka ndikuar niveli i ulet e cmimeve te lendeve te para te importuara. Cmimet e mallrave te importit kane rene me rreth 5 per qind ne krahasim me nje vit me pare. Duke qene se, Shqiperia eshte nje vend me konsum pothuajse mbi 90 per qind te bazuar ne importe, ulja e cmimeve ne vendet e tjera ndikon ne menyre te drejtperdrejte edhe cmimet ne tregun vendase. Sipas Autoritetit qendror bankar inflacioni i importuar shenoi norma te uleta rritjeje ne tremujorin e pare te vitit 2009. Ndersa, norma vjetore e inflacionit te importuar rezultoi 0.2 per qind, rreth 5 pike perqindje me e ulet se nje vit me pare dhe 1 pike perqindje me e larte se e tremujorit te katert te vitit 2008. Renia e cmimeve te lendeve baze, ushqime dhe nafte si dhe ngadalesimi i rritjes ekonomike ne Itali dhe Greqi kane nxitur renien e cmimeve te konsumit. inflacioni ne vend ka shfaqur te njejten sjellje, duke deshmuar per ndikimin e ecurise se cmimeve te huaja ne procesin cmimformues ne vend.

Objektivi afatmesem per inflacionin 3 %

Arritja dhe ruajtja e stabilitetit te cmimeve, eshte vene ne qender te dokumentit trevjecar te politikave monetare (2009-2011) nga Banka e Shqiperise. Sipas dokumentit te publikuar tashme kjo nenkupton norma te uleta por pozitive te inflacionit, dhe mbajtjen e tyre per periudha relativisht te gjata kohe. Ne terma sasiore, Banka e Shqiperise do te kuptoje me stabilitet cmimesh mbajtjen e inflacionit ne nivelin 3.0 per qind, me nje mundesi luhatjeje prej ± 1 pike perqindjeje rreth kesaj vlere qendrore. Si objektiv i inflacionit do te vazhdoje te jete ndryshimi vjetor i indeksit te cmimeve te konsumit, matur dhe publikuar nga INSTAT. Ky objektiv eshte i shtrire per gjithe periudhen 2009-2011. Por Banka e Shqiperise ka njoftuar me pare se do te beje ndryshime te pjesshme te programit monetar ne varesi te zhvillimeve ne tregjet financiare dhe ndikimin qe mund te kete kriza ne inflacion. Niveli i objektivit Banka e Shqiperise gjykon se, nepermjet ruajtjes se inflacionit rreth nivelit 3.0 per qind, politika monetare do te vazhdoje te jape nje kontribut pozitiv ne zhvillimin e ekonomise shqiptare. Nje nivel i tille inflacioni dhe politika monetare e zbatuar per permbushjen e tij ndikojne pozitivisht ne ritmet e rritjes ekonomike, ashtu sic eshte provuar gjate viteve te fundit. Banka e Shqiperise do te synoje te ruaje nje nivel inflacioni prej 3.0 per qind ne terma kohore afatmesem, duke nenkuptuar se vlerat aktuale te inflacionit mund te devijojne perkohesisht prej objektivit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›