Rama, takim me fondacionin "Fridrich Ebert"
Dita e djeshme per kryetarin ne detyre te Partise Socialiste, Edi Rama, ishte teper e ngjeshur me takime me njerez te partise dhe bashkepunues te tyre. Nje takim i tille, u zhvillua midis kryesocialistit dhe perfaqesuesit te fondacionit "Fridrich Ebert". Takimi u be ne nje salle takimesh te Partise Socialiste, rreth ores 12 e 30 te dites se djeshme. Zyrtari i fondacionit gjerman, eshte pare te shoqerohet drejt salles brenda Partise Socialiste nga truproja i Edi Rames. Ky fondacion eshte i njohur per bashkepunimin dhe kontributin qe ka ofruar ne fushaten zgjedhore te kesaj partie per zgjedhjet e 28 qershorit. Nje kontribut te vecante qe ka dhene ky fondacion kundrejt socialisteve eshte dhe ndihma per hartimin e programit dhe krijimin e lidhjeve me bashkepunetore nderkombetare. Mendohet se teme e diskutimit kishte te bente me rrugen politike te ndjekur nga Partia Socialiste kohet e fundit. D.D