Shehi: Dhe po me ftoi Rama, nuk e takoj
Gjate dites se djeshme, ne Partine Socialiste idhe hedhur ne "eter" lajmi per nje takim i mundshem i kryesocialistit ne detyre Edi Rama me kryetarin e Levizjes per Zhvillim Kombetar, Dashamir Shehi dhe kreun e Partise Ligj per Drejtesi, Spartak Ngjela. Takimi do te mund te vinte pas takimit qe lideri socialist zhvilloi dy dite me pare, me kreun e PDK-se, Nard Ndoka. I kontaktuar nga "Koha Jone", Dashamir Shehi, mohoi te kete nje ftese zyrtare, por edhe nese nje gje e tille do t'i ofrohet, ai thote se nuk do te mund ta pranonte nje gje te tille. "Une nuk kam cfare bisedoj mbi zgjedhjet. Historia e zgjedhjeve nuk fillon me kutite e Beratit apo te Shkodres, por me ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ku PS ishte vete pjese e ketij procesi", u shpreh Shehi. Sipas tij, nese do te mund te kishte nje rezolute ku te renditej midis te tjerash ndryshimi i Kodit Elektoral, atehere mund te kishte dicka per te biseduar mes tyre. D.D