Falimenti, ekspertet: Ka perplasje ndermjet ligjeve
Procesi i falimentit te bizneseve edhe pse nuk ka shenuar asnje rast te zgjidhur ne gjykate, rregullohet nga dy ligje. I pari eshte ligji i falimentit, i cili eshte ripunuar ne vitin 2008 dhe sipas te cilit, nese nje biznes per dy vite rresht shenon bilanc negativ, ortaket e tij duhet te shpallin falimentin, ndryshe denoncimi duhet te vije nga organet tatimore ose pale te tjera te treta. Ligji i dyte qe rregullon ceshtjen e falimentit eshte ligji i ri i procedurave tatimore, neni 104 i te cilit, e ngarkon administraten tatimore te kerkoje ne gjykate fillimin e procedures se falimentimit per tatimpaguesit, shoqeri tregtare, 2 vjet pas kalimit ne statusin pasiv nga Qendra Kombetare e Regjistrimit. Sotiraq Dhamo, nje nga ekspertet me te njohur ne fushen e kontabilitetit dhe pedagog ne Fakultetin e Ekonomise thote se, ligji i procedurave tatimore eshte abuziv, ne pjesen kur flet per falimentin e bizneseve. "Eshte normale qe te dilet me humbje per shkak te investimeve te kryera", thote Dhamo. Procesi i falimentimit ne Shqiperi, vec ligjit te procedurave, rregullohet edhe nga nje tjeter ligj, qe eshte ai i falimentit. Profesori i ekonomise shprehet se, dy draftet kane perplasje mes tyre. Shqiperia eshte nder vendet e vetme ne rajon qe nuk zbaton ligjin e falimentit. Moszbatimi i ketij ligji sipas eksperteve te ministrise se ekonomise demton investimet. Pasi nje ndermarrje me humbje, por ende me aktivitet te ligjshem mund te krijoje nje reaksion zinxhir falimenti, per shkak te borxheve qe merr per mbijetese. Pak dite me pare tatimet i kane kerkuar gjykates te nise procedurat e falimentit per 27 biznese qe jane deklaruar me humbje per me shume se, tre vjet.