E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet lokale, tani per kater njesi pritet dekreti

Vendi do te hyje serish ne zgjedhje, por kete here te pjesshme dhe per pushtetin lokal. Me verifikimin e djeshem te 140 mandateve te deputeteve, tashme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do te duhet te zhvilloje zgjedhje te pjesshme ne kater njesi te qeverisjes lokale, kreret e te cileve tashme jane deputete. Zgjedhje te pjesshme, do te zhvillohen ne njesine bashkiake numer 10 ne Tirane. Ish kreu i kesaj minibashkie, Gerti Bogdani, tashme ndodhet ne karrigen e deputetit dhe ne kete njesi vendore do te zhvillohen zgjedhje per kreun e ri. Po keshtu, zgjedhje te pjesshme do te zhvillohen ne Klos, Otllak si dhe ne Fushe-Arrez, zona ku kreret e bashkive dhe komunes, fituan mandatin e deputetit ne garen elektorale te 28 Qershorit. Pritet dekretimi i dates se zgjedhjeve te pjesshme nga ana e Presidentit te Republikes Bamir Topi, qe me pas te nise nga ana e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve pergatitja e zgjedhjeve te pjesshme. Zgjedhjet pritet te zhvillohen ne tetor te ketij viti dhe ato do te zhvillohen sipas kodit aktual zgjedhor, i cili per here te pare u aplikua ne zgjedhjet parlamentare te qershorit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›