Libri i Barak Obamës mbërrin në Librazhd
Libri i Presidentit të
zgjedhur të Shteteve të
Bashkuara të Amerikës,
Barak Obama, "Guximi për të
shpresuar - Refleksione të ëndrrës
amerikane", pas prezantimit
të parë në Tiranë, është
paraqitur ditën e djeshme për
lexuesit edhe në qytetin e Librazhdit.
Në një mbrëmje
koktej në hollin e Qendrës Kulturore
të këtij qyteti, deputeti
socialist, Taulant Balla, dhe
lideri i lëvizjes G99, Erjon Veliaj,
vlerësuan mesazhet dhe idetë
e reja politike që përçon dhe
promovon libri i Presidentit të
ri amerikan. "Barak Obama
është modeli i realizimit të ëndrrës
amerikane, është një
model inspirues për këdo që
mendon se pushteti është një
instrument në duar të qytetarëve
të thjeshtë dhe jo ekskluzivitet
i politikanëve", u
shpreh Balla. Në mbyllje të
këtij aktiviteti, Balla dhe Veliaj
u dhuruan të gjithë të pranishmëve
nga një kopje të librit
"Guximi për të shpresuar".
zgjedhur të Shteteve të
Bashkuara të Amerikës,
Barak Obama, "Guximi për të
shpresuar - Refleksione të ëndrrës
amerikane", pas prezantimit
të parë në Tiranë, është
paraqitur ditën e djeshme për
lexuesit edhe në qytetin e Librazhdit.
Në një mbrëmje
koktej në hollin e Qendrës Kulturore
të këtij qyteti, deputeti
socialist, Taulant Balla, dhe
lideri i lëvizjes G99, Erjon Veliaj,
vlerësuan mesazhet dhe idetë
e reja politike që përçon dhe
promovon libri i Presidentit të
ri amerikan. "Barak Obama
është modeli i realizimit të ëndrrës
amerikane, është një
model inspirues për këdo që
mendon se pushteti është një
instrument në duar të qytetarëve
të thjeshtë dhe jo ekskluzivitet
i politikanëve", u
shpreh Balla. Në mbyllje të
këtij aktiviteti, Balla dhe Veliaj
u dhuruan të gjithë të pranishmëve
nga një kopje të librit
"Guximi për të shpresuar".