E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodër, gjendet e mbytur 72-vjeçarja

Një grua e moshuar në moshën 72-vjeçare është gjetur e mbytur sot paradite pranë urës së Bahçallëkut në Lumin Drin në hyrje të qytetit të Shkodrës. Viktima, e cila mendohet të jetë vetëmbytur quhet Servete Jegeni, banore e lagjes "Naim Gjylbegu". Në fillim kanë qenë disa kalimtarë të rastit që kanë vënë re trupin e pajetë të 72-vjeçares pranë këmbës së urës. Më pas është lajmëruar policia, e cila e ndihmuar edhe nga peshkatarë të zonës kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit. Sipas policisë, viktima nuk ka asnjë shenjë dhune. Sipas policisë dyshohet se 72-vjeçarja është vetëmbytur, akt të cilin mund ta ketë kryer në orët e para të mëngjesit. Ndërsa nga deklarimet e familjarëve në polici, mësohet se viktima Servete Jegeni kohët e fundit kishte shfaqur hapur shenja të depresionit çfarë dhe mund të jetë bërë shkak që ajo t‘i japin fund jetës në këtë mënyrë. Pasi është dërguar në morgun e spitalit rajonal, trupi i viktimës është marrë nga familjarët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›