Fier: Pesë thika në kofshë 21-vjeçarit. Kyç gojën për policinë
Një 21-vjeçar nga Fieri është plagosur me pesë thika. Policia është vënë në kërkim të autorit. I dëmtuari që ndodhet në rrezik për jetën nuk ka bashkëpunuar me policinë dhe është mjaftuar duke thënë se "do të marr hak vetëm mbi atë që më qëlloi".
Burimet spitalore tregojnë për gazetën "Shqip" se rreth orës 18:20 minuta pranë urgjencës së spitalit të Fierit ka ardhur me një automjet të rastit 21-vjeçari Anastas Furxhi. Ky i fundit ka qenë i mbuluar nga gjaku, ndërkohë që e ka pasur të pamundur që të ecte.
Sipas bluzave të bardha të pranim-urgjencës në spitalin rajonal të Fierit konfirmohet se Anastas Furxhi është plagosur me pesë thika, të cilat e kanë marrë në pjesën e jashtme dhe të brendshme të kofshës së majtë. Ngjarja e rëndë gjatë së cilës është plagosur 21-vjeçari Anatas Furxhi ka ndodhur rreth orës 18:00 në një nga rrugicat e lagjes "1 Maj" të qytetit të Fierit. Mësohet prej policisë se ai është sulmuar disa metra pasi ka dalë nga banesa e tij. Burimet policore tregojnë se dëshmitarët kanë treguar se e kanë gjetur të riun në një rrugicë të pandriçuar dhe të mbuluar me gjak. Policia po heton lidhur me çdo konflikt të mundshëm të tij. Në pak minuta komunikim me policinë, para se të hynte në reanimacion, i plagosuri ka thënë se do të "merret" personalisht me atë që e qëlloi. Burimet zyrtare të Komisariatit të Fierit tregojnë se kanë rrethuar lagjen ku dhe ndodhi ngjarja, ndërsa kanë nisur kontroll në disa banesa pranë vendit, si dhe kanë marrë në pyetje disa të rinj të zonës.