“Remzi Hoxha", rrëfehet një tjetër dëshmitar
Nje ish-ekonomisti i firmës së duraluminit të Remzi Hoxhës, foli sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda kryesisht për momentet e rrëmbimit të biznesmenit Hoxha nga mjediset e firmës në Tiranë në vitin 1995.
TIRANE- Seanca gjyqësore për zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha në vitin 1995 në Tiranë vijoi sot me pyetjen e një tjetër dëshmitari të thirrur nga prokuroria sot ne Gjykaten e Krimeve te Renda.
Astrit Sula, ish-ekonomisti i firmës së duraluminit të Remzi Hoxhës, foli sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda kryesisht për momentet e rrëmbimit të biznesmenit Hoxha nga mjediset e firmës në Tiranë në vitin 1995.
Gjatë rrëfimit për togat e zeza, dëshmitari tregoi edhe karakteristikat fizike të një personi që, kishte bërë një kontroll në makinën e Hoxhës, pas largimit të tij nga firma, por, sic deklaroi ai, nuk e kishte njohur atë.
Prokuroria e Krimeve të Rënda akuzon për rrëmbimin dhe zhdukjen e shqiptaro- maqedonasit Remzi Hoxha në 1995 në Tiranë, katër ish- punonjës të Shërbimit Informativ Kombëtar (SHIK) sot Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH), Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro, Budjon Meçe dhe Avni Koldashi.
(d.b/BalkanWeb)