E Shtunë, 31 Tetor 2026

Renald Shehu te Kievo Sulo te Novara

Qendermbrojtesi shqiptar Renald Shehu ka kaluar nga te rinjte e Modenes per tek Kievo e Serise A lajmeroi La Gazzetta dello Sport. 18-vjecari konsiderohet si nje talent dhe nje lojtar me potencial per tu shnderruar ne nje titullar te formacionit te Kievos ne te ardhmen. Renald Shehu eshte grumbulluar kater here nga perfaqesuesja U-19 e perfaqesueses shqiptare. Ky eshte nje hap i rendesishem ne karrieren e tij. Nje tjeter futbollist shqiptar qe nderroi ekip ne minutat e fundit ka qene edhe qendermbrojtesi shqiptar Santiljano Sulo i datelindjes 1994. Ai ka lene skuadren amatore te Golfodianezes per tiu bashkuar klubit te Livornos. Ndersa mesfushori shqiptar i Kievos Ledian Memushaj u dha ne forme huazimi te Portogruaro ne Serie B. Ne kete kategori mbeti edhe Samir Ujkani i cili ishte fare prane rikthimit te skuadra e Palermos. Drejtuesit e klubit sicilian nuk arriten akord me Novaren dhe ne fund gjithcka eshte anuluar dhe gardiani i portes kuqezi perfundimisht do te qendroje te skuadra e Serise B. Lajmin e ka pohuar vete portieri i cili ka thene se ishte deshira e tij qe te qendronte te Novara pasi aty ndihet mire dhe ka mundesine qe te luaje si titullar.

Skadon afati Skela mbetet pa skuader

Mesfushori shqiptar Ervin Skela nuk mundi te siguroje nje skuader as gjate merkatos se muajit janar. 34-vjecari pati kontakte me shume klube gjate muajit qe shkoi por nuk arriti te lidhte kontrate me asnje prej tyre. Ne Gjermani u interesua per te Karlsruhe dhe Kelni por pati sinjale edhe nga Polonia e Greqia. Fantazisti vlonjat ishte shume prane firmes me klubin grek te Kavalles por ne fund agjencia qe beri ndermjetesimin rriti ndjeshem pazarin duke hedhur gjithcka ne ere.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›