Vlore dorezohet prefekti miraton buxhetin e vitit 2011
VLORE - Prefekti i Vlores i dha dje OK ligjshmerise per buxhetin e bashkise. Kreu i ketij institucioni Eduart Velcani komunikoi vendimin per rimiratimin e buxhetit pasi ai e ktheu mbrapsht per rishqyrtim ate. Ne kete periudhe kemi pasur nje shkembim intensiv me Bashkine Vlore. Bashkia e Keshilli Bashkiak kane shqyrtuar dhe kane miratuar te pakten tri nga pikat qe kisha kthyer per rishqyrtim. Une me kenaqesi e konstatoj kete fakt dhe me vjen mire qe ka ndodhur keshtu. Synimi im ne kete periudhe pavaresisht se u be objekt i mediave nuk ka qene absolutisht politik apo per te penguar investimet ne qytetin e Vlores por per te vendosur nje ure bashkepunimi konstruktiv ne frymen e ligjit i cili edhe u konsultua u shpreh prefekti. Me 6 janar Velcani ktheu buxhetin me 11 shkelje ligjore por pas disa ndryshimeve te majtet e rivotuan. Tri pikat me te diskutuara per mosmiratimin e buxhetit nga prefekti dhe qe moren OK e anetareve te keshillit e me pas edhe te prefektit per te ndryshuar ishin Eliminimi i shpenzimeve 1 700 mije leke udhetime dhe dieta per jashte shtetit. Heqja e tarifes prej 1 300 mije lekesh te regjistrimeve te aktiviteteve te reja. Reflektim ne fondin rezerve te diferences prej 400 mije lekesh. Buxheti i Bashkise se Vlores eshte shoqeruar me debate te shumta ndermjet keshilltareve. Ne fakt ajo e mori miratimin vetem nga keshilltaret e majte. Por prefekti nuk ia dha ligjshmerine duke konstatuar disa shkelje. Vetem diten e djeshme prefekti vendosi ti jape ligjshmerine pas disa ndryshimeve qe rimiratuan ne keshill te majtet. q.b