Rendi i mbrapshte i gjerave
Rritje e mundesive. Mbeshtetje e vazhdueshme. Avancim i bashkepunimit. Bashkerenditje e mbeshtetjeve. Krijim i mekanizmave. Intensifikim i aktiviteteve. Ngritje e nivelit. Perforcim i kapaciteteve. Ristrukturim i sektoreve. Zgjerim i sherbimeve. Funksionalizim i plote. Shtim i perkujdesjes. Fuqizim i kontributit. Permiresim i qasjes...
Keto shprehje dhe shume te tjera te ngjashme defilojne pafundesisht ne Programin e Qeverise se Republikes se Kosoves per vitet 2011-2014. Askund ska shifra dhe as afate ne kete program i cili u prezantua para Kuvendit te Kosoves me 22 shkurt te ketij viti. Pra mu ate dite kur u kontrabanduan se pari Behgjet Pacolli per president e mandej edhe Hashim Thaci per kryeminister te Kosoves.
Programi 48 faqesh metonte te na bindte se koalicioni qeveritar ishte krijuar mbi bazen e ketij programi dhe per ta realizuar kete program ne kohen kur te gjithe e dinim qe porsa kishte perfunduar pazari me i ri i ndarjes se posteve midis partise se Thacit dhe asaj se Pacollit. Deputeteve atebote u ishin dhene vetem tri ore per ta analizuar e studiuar kete program ama porsa nis me shfletimin e tij kuptohet vecse nje gje qe koha e analizes dhe e studimit te programi qeveritar do te ishte kohe e humbur.
Per cudi deputeteve nuk u ishte dhene koha te cilen do ta humbisnin kot. E megjithate autori i ketij programi e meriton nje levdate sepse duhet te jesh shume i talentuar qe ti shkruash 48 faqe e te mos thuash asgje. Nje program qe nuk eshte serioz njeriu ska se si ta trajtoje seriozisht.
Se nuk e kishin pernjemend programin e tyre deshmoi javen qe shkoi udhetimi kolektiv i gjysmes se Qeverise per ne Bansko te Bullgarise per ta hartuar atje programin ekonomik per Kosoven. Para dy muajve e kishin perpiluar programin 2011-2014 sa per sy e faqe pasi qe paraprakisht i kishin ndare postet.
Ngjashem tash shkuan ne Bullgari per ta hartuar programin e zhvillimit ekonomik pasi qe paraprakisht e kishin ndare buxhetin neper ministrite e vecanta nepermjet ligjit per buxhetin e vitit 2011. Kjo qeveri fillon nga njerezit e partive dhe parate e qytetareve per te perfunduar te planet dhe programet e saj ne sherbim te se cilave do te duhej te ishin politikanet per hir te qytetareve.
Pra ne vend se qytetaret permes buxhetit te shtetit te jene punedhenesi qe e merr ne pune Qeverine per ta menaxhuar parane e perbashket ne funksion te interesit te pergjithshem te ne ngjan saktesisht e kunderta Qeveria perveteson buxhetin e shtetit qe ua ndan ministrave e te cilet mandej shfaqen si punedhenes qe i marrin nje pjese te qytetareve ne pune ne forma te ndryshme duke ua ndare atyre si paga parate e te gjithe qytetareve.
faredo programi ekonomik qe del nga skijimi ne qendren turistike Bansko nuk do te mund ti riparoje pese probleme madhore te buxhetit 2011. Mbase vetem sa do ti konfirmoje ato. Se pari me kete buxhet eshte planifikuar shitja e PTK-se ndermarrjes me fitimprurese ne Kosoven e pasluftes me qellim te mbulimit te shpenzimeve qe parashihen nga kontrata me Bechtel-Enkan e te cilen thuhet ta kene pare tre a kater veta gjithsej.
Se dyti duke alokuar me pak se 1 te buxhetit per bujqesine do te kemi eliminimin e shanseve te bujqve vendes per plasimin e prodhimeve te tyre ne tregun kosovar.
Se treti me kete buxhet Qeveria shnderrohet ne nje ndermarrje per investime infrastrukturore apo me sakte ne nje kompani ndertimore qe shtron asfalt nderton shkolla e renovon palestra sportive ne kohen kur punesimi mesimdhenia mesimnxenia kultura e shendetesia kane rene pertoke.
Se katerti do te kemi privilegjim absurd te komunave me shumice serbe per shkak se ata per dallim prej komunave me shumice shqiptare nuk do te ndajne nje pjese te te ardhurave te tyre per financimin e sherbimeve publike ne nivelin komunal. Keshtu per komunen e Zubin Potokut qeveria ka ndare 2.07 milione euro kurse kontributi i vete komunes del te jete qesharak me vetem 7.800 ose 0.4 gjate gjithe vitit.
Nderkaq komuna e Parteshit qe paraqet nje fshat mesatar te Kosoves do te perfitoje rrafsh 1 milion euro nga taksapaguesit kosovare pa u lodhur qe te grumbulloje as edhe nje cent te vetem nga banoret e fshatit. Dhe se pesti ne vend te premtimit per rritjen e pagave prej 30 40 e 50 u be nje rritje prej vetem 23.
Kesisoj kjo rritje ishte zbritje. U blene votat me premtime qe su permbushen dhe tash dobesohen sherbimet publike duke iu dedikuar atyre me pak buxhet. Mjeket ne Qendren Klinike Universitare do te marrin paga me nje ngritje te lehte porse buxheti per QKU-ne do te jete me i ulet.
Gjithsesi synimi i Qeverise nuk eshte tiu dal zot kategorive shoqerore qe gezojne te drejta por pacifikimi i qytetareve te zemeruar por te punesuar ne sektorin publik duke iu ndihmuar atyre privatisht. Pervec inflacionit rriten ca edhe pagat e sherbyesve cilive te cilet ne vend se ti sherbejne publikut me kete menyre rrezikojne te perfundojne duke i sherbyer Qeverise.