E Shtunë, 31 Tetor 2026

Une antiheroi

Nuk e kisha menduar kurre se nje opinion i shkruar per Shekullin si zakonisht te premten gjithmone para se te dal per shetitjen time te pasdites do te ngjallte aq shume reagim dhe do te isha kaq papritur ne qender te komenteve debateve diskutimeve dhe do te gjendesha gjithashtu edhe tamam ne qender te letres qe Ambasada e Shteteve te Bashkuara ketu ne Tirane i dergonte Shekulli-t me ane te se ciles e njoftonte qe deri ne nje njoftim te dyte ajo nderpriste te gjitha marredheniet me kete gazete.

Shkaktari i kesaj clashe keshtu e quante Le Monde i kesaj perplasjeje pra ishte bere artikulli im dhe vecanerisht nje shprehje e imja ose me sakte nje fjale e imja te cilen tani e shoh si nje blasfemi madje kam filluar te kem ndjenjen se ajo fjale me eshte shnderruar ne dicka te stermadhe me thonj e kthetra qe me shtrengon ne gryke.

Here me duket sikur jam ne nje nga skenat e filmave si Avatar dhe ajo fjala qe une e pata perdorur per te karakterizuar nje sjellje te caktuar befas merr formen e nje shpendi te zi e me perplaset ne fytyre. Tani une mbaj ne sup e ne veshje si nje shenje qe me dallon qe larg ate fjale te cilen per hir te magjise qe ka fjala as nuk po e perdor me.

Natyrisht nuk kam mundur ti lexoj te gjitha komentet qe jane bere per mua per shkrimin tim mbi 1 mije te tille jane vetem ne dy artikuj te Shekullit Online por kam pare me kujdes komentet qe i jane bere asaj fjales qe tani nuk di si ta quaj. Kam menduar qe te mos perdor asnje epitet qe mund ta ndricoje ate me mire dhe me qarte.

Ardian Vehbiu disa dite me pare ne Shekulli sidomos i kushtoi nje analize te qarte prej semiologu dhe antropoplogu gjithashtu. Interpretimi tij ishte ashtu sic une e kisha perdorur dhe tregonte mjaft mire qofte diferencat kulturore te dhenesit dhe te marresit qofte edhe kontekstet. Vehbiu e kishte interpretuar thenien time duke u mbeshtetur sidomos edhe te shkolla e Palo Altos e Kalifornise sipas se ciles komunikimi eshte permbajtje dhe marredhenie.

Ne rastin tim per fat te keq nuk funksionoi as permbajtja as marredhenia. Perkundrazi thenia ime u be nje kavie e cila me pas u mor dhe iu nenshtrua nderhyrjeve te te gjitha llojeve. Me se njehere kisha ndjesine se teksti im dhe sidomos pjesa ku une permendja fjalen e tmerrshme dhe shpjegimin e zgjeruar per te ishin rrembyer nga thonjte e komentuesve dhe secili rendte kush e kush me shume ta shtrinte perdhe ate pjese teksti ta shqyente me hanxharet e argumenteve te drunjta dhe te nxirrte qe andej perfundime te tilla si antiamerikan sovjetik racist e gjithfarelloj perfundimesh.

Ashtu me duar te nxira nga perzierja e tingujve dhe nga shtremberimi i zorreve te grupeve te fjaleve te tekstit tim disa nxituan deri aty sa te ndertonin deri edhe skena konspirative. Natyrisht nuk kam ndermend te merrem me asnjerin prej tyre. Te gjithe ata qe gjeten rastin dhe u shfaqen si dashnore te thekur te Amerikes dhe mua e ndonje tjeter na quajten antiamerikane per mua te gjithe keta nuk kane asnje vlere asnje peshe.

Shqiperia eshte vendi ideal i folklorit politik. Ketu servilet dallkauket sharlatanet mediokrit hajdutet e konvertuar ne dashnore te qeverise jane nje gje e modes dhe nuk cudisin me askend natyrisht nuk me impresionojne as mua.

Gjej gjithashtu rastin te falenderoj ne menyre te vecante Andrea Stefanin per reagimin e tij te shkelqyer ne mbrojtje te lirise se fjales lidhur me kete rast qe ka bere jehone ne median europiane por per turp nuk gjen vend ne mediat e ketushme.

Sidoqofte ajo qe me ben pershtypje dhe qe nuk arrij ta kuptoj ende edhe aq mire eshte zhurma e madhe dhe jehona qe shkaktoi ajo fjale dhe ajo shenje. Natyrisht une e kam nje shpjegim dhe jam i sigurt se ky eshte nje nga shpjegimet e mundshme. Filozofet e gjuhes thone se ne themel te njohjes se botes dhe ne themel te shenjueshmerise se saj jane dy parime parimi metonimik dhe ai metaforik.

Parimi metonimik ose pjesa per te teren karakterizon shenjueshmerine ose njohjen fillestare te njeriut ndersa ai metaforik eshte me i vonshem. Ne Mesjete vecanerisht ne komunikimin shoqeror por edhe politik perdorej parimi metonimik i komunikimit qe do te thote se konti shenjonte kontene se po te lavderoje kontin kishe lavderuar kontene dhe po te shaje kontin kishe share kontene.

Kjo reminishence u bart dhe u zbatua edhe ne shtetet totalitare ne te cilat shtete mbreti diktatori eshte edhe shteti vendi apo regjimi. Pra po te shash mbretin ke share mbreterine po te shash diktatorin ke share atdheun. Ndersa komunikimi politik qe mbeshtetet mbi parimin e metafores nuk e identifikon asnje lider me vendin qe ai perfaqeson.

Ne themel te ketij parimi eshte krahasimi dhe vecanerisht keta dhjetevjecaret e fundit lideri i nje vendi perendimor nuk ngjet me me nje perandor por ngjet apo e projekton vetem si nje star kinemaje. Ai pranon te ekspozoje jeten e tij private dhe te familjes se tij ne opinion dhe media e trajton ate si te ishte nje star Hollivudi.

Kujtoni per nje cast se cfare thashethemnaje u krijua rreth Karla Brunit e Sarkozise per te mos permendur letersine roze per Berluskonin. Kujtoni gjithashtu dhe kete radhe uroj te mos perflitem si antiamerikan historite roze te presidentit aq te dashur Kenedi.

Ne ligjerimin mediatik politikanet perfaqesuesit publike ambasadoret trajtohen edhe ata si persona qe kryejne veprime per te cilat ne radhe te pare jane vete pergjegjes dhe vetem me pas ata mund te behen edhe misherim i atdheut qe ata perfaqesojne.

Mirepo ne Shqiperi per shkak te tranzicionit te tejskajshem per shkak te qeverise situta politike dhe per pasoje edhe ajo mediatike eshte e polarizuar. Skifteret qe ruajne e mbrojne qeverine kete radhe gjeten rastin e arte dhe e perdoren tekstin tim per te derdhur aty gjithe duhmen e tyre patriotike dhe proamerikane.

Djersa e shterzimit per te shqyer tekstin tim dhe per te nxjerre qe andej grimca te zeza mllefi e mbyti nje pjese te ambientit mediatik shqiptar dhe mua shpeshhere me duhej qe te lexoja ndonje te perditshme qe merrej me tekstin tim duke vene nje maske antigaz ne hunde sepse duhma e rende e ndotjes patriotike te bllokonte frymemarrjen. Nuk e mohoj qe ne kete ndermarrje aspak korrekte nje rol te konsiderueshem luajti edhe letra e Ambasades e cila edhe sot e kesaj dite ka mbetur ne fuqi.

Keshtu identifikimi i nepunesit me atdheun i liderit me vatanin jane te kapercyera ne ligjerimin mediatik modern. Une e mirekuptoj ndjeshmerine proamerikane qe kemi ne shqiptaret qe kam edhe une ndjeshmeri qe e kam bere publike ne sa e sa raste por nuk arrij ta kuptoj se si nje qortim qofte edhe i hidhur i nje sjelljeje te caktuar te Ambasadorit te shtetit me te dashur te shqiptareve mund te prodhonte aq nervozizem dhe mund te me ngarkonte mua me akuza te tilla qe nganjehere te kujtojne periudhat e erreta te Censures.

Por nuk do ta mirekuptoj asnjehere dhe do te percmoj me neveri cdo perpjekje per ta shqyer tekstin tim dhe per te nxjerre qe andej therrime perfitimi per horrat e nacionalizmit apo dashnoret e vone te Amerikes.

Tani ne fund me duket se duke u shkeputur nga teksti qe shkrova ajo fjala e perbindshme qe trazoi shqiptaret ne cdo cep te planetit do te ngrihet mbi mua dhe si nje shpend i zi do te me rrije siper kokes apo ne sup. Gjithmone jam munduar ta perfytyroj se cfare do te kete ndodhur ate dite ne zyren ku perkthehej teksti im. Me eshte dukur sikur perkthimi kishte ecur mire deri te fjala e tmerrshme.

Aty kthimi nga shqipja ne anglisht kishte ngecur. Sic mora vesh me vone kishin filluar telefonatat ishin thirrur ekspertet e shtypit dhe me ne fund dikush nga fundi kishte dalluar syte e skuqur te perbindeshit. Bashke me kuptimin e pare te fjales ata te paudhet i kane shtuar edhe kuptimin e dyte edhe te trete ne menyre qe kur ajo te perdorej pas shume vjetesh te prodhonte kriza.

Ashtu e mberthyer ne tavoline fjala e tmerrshme qe une perdora perpelitej shtrydhej dhe nen presion deshmonte te gjitha kuptimet qe mbartte por askush nuk bindej. Perfytyroja se si ajo fjala e tmerrshme me lot ne sy. shfajesohej se nuk e mbartte ate kuptim qe ata i kerkonin. Po ishte e kote. Une nuk e di se cka ndodhur me tej. Por e perfytyroj se dikush do te kete urdheruar te shkruhet Letra.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›