Renditja FIFA-s: Shqipëria humb 7 vende
Kombëtarja Shqiptare ka zbritur për 7 vende në ranglistën e muajit shtator të publikuar sot nga FIFA. Dy disfatat e njëpasnjëshme kundër Sllovenisë dhe Islandës e kanë zbritur ekipin e De Biazit nga vendi i 38-të që ishte muajin e kaluar në vendin e 45-të me 652 pikë. Nga kundërshtaret e grupit E, ngjitjen më të madhe e kane pasur Sllovenia dhe Islanda që kanë përparuar për +16 pozita dhe ndodhen në pozitën e 29-të respektivisht të 54-të. Ashtu sikur kryeson grupin E, Zvicra ka përparuar për një pozitë dhe tashmë ndodhet e 14-ta, ndërsa ekipi i pozicionuar më keq nga grupi E është Qipro e cila ka shënuar zbritje prej 11 pozitash dhe aktualisht gjendet në pozitën e 134-të. Ndryshe kreun e ranglistës vazhdon ta mbaj Spanja e pasuar nga Argjentina.