E Diel, 1 Nëntor 2026

Gilman Lika: Edhe unë gati për fitoren“Natyrshëm që kam emocione, edhe pse me Kombëtaren ky është takimi i dytë që mund të luaj pas atij me Azerbajxhanin (1-1). Nëse do të luaj do të jap më të mirën time, që së bashku me shokët të arrijmë fitor

Mesfushori i talentuar shkodran Gilman Lika mund të luajë nga minuta e parë në takimin kundër Maltës. “Ka shumë mundësi të luaj, por këtë do ta marr vesh saktësisht kur trajneri Han të na mbledhë në takimin e parashikuar në orën 15:30, - tha ekskluzivisht për Albania-sport.com nga Malta lojtari i Hacettepe në Turqi.

“Natyrshëm që kam emocione, edhe pse me Kombëtaren ky është takimi i dytë që mund të luaj pas atij me Azerbajxhanin (1-1). Nëse do të luaj do të jap më të mirën time, që së bashku me shokët të arrijmë fitoren, - shtoi mesfushori.

I pyetur nëse ka ndikuar në përformancën e tij aktivizimi me Hacettepe në Turqi, ish-lojtari i Vllaznisë dhe Kombëtares U-21, tha: “Pa dyshim që po. Kampionati turk është i një niveli të lartë. Për fat të mirë edhe kam shënuar një gol në fitoren 1-0 kundër Denzlisporit. Përveç një fazë shumë të mirë përgatitore, kemi zhvilluar për këtë vit edhe tri ndeshje në kampionat. Kështu, që jam në gjendje të shkëlqyer fizike”.

E Merkure, 11 Shkurt 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›