Fitzel: Shqipëria ndaloi më të fortët e grupit“I vetmi avantazh për ne është fakti se pjesa më e madhe e lojtarëve të tyre luajnë në kampionate të tilla si Ukraina e Gjermania dhe kështu këta lojtarë nuk kanë luajtur në kompeticion për një kohë

Trajneri i Maltës, Dushan Fitzel, gjatë deklarimeve për mediat vendase kishte folur me superlativa për Shqipërinë, por dhe pikat e dobëta të saj.
“Shqipëria, - citohet Fitzel nga gazeta ‘Indipendent’, - ka bërë përparime të mëdha, qysh kur trajneri holandez Ari Han ka marrë detyrën. Ajo ka provuar se mund të marrë rezultate pozitive edhe me ‘big guns’ (pushkëve të mëdha) të grupit tonë”.
“I vetmi avantazh për ne është fakti se pjesa më e madhe e lojtarëve të tyre luajnë në kampionate të tilla si Ukraina e Gjermania dhe kështu këta lojtarë nuk kanë luajtur në kompeticion për një kohë të gjatë, për shkak të pauzës dimërore në këto vende”.
“Ndeshja, - vazhdoi trajneri Fitzel, - do të jetë e vështirë për ne pasi shqiptarët janë të vetëdijshëm se dhe tri pikë të tjera nga kjo ndeshje do t’i dërgonte ata në krye të renditjes në një pozicion shumë sfidues”.
E Merkure, 11 Shkurt 2009