Renditja e FIFA-sShqipëria ngjitetnjë vend për janarin
TIRANE- Shqipëria ka fituar një pozicion në renditjen e FIFA-s për muajin janar, duke u ngjitur nga vendi i 65-të në të 64-tin. Edhe pse nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje përfaqësuesja kuqezi ka treguar ekuilibër në këtë klasifikim të përmuajshëm.
Shqipëria ka 497 pikë, po aq sa muajin e kaluar. Ndërkohë, renditja vazhdon të kryesohet nga Spanja, e ndjekur nga Holanda dhe nga Gjermania. Në renditjen e janarit, për shkak edhe të moszhvillimit të ndeshjeve 8 skuadrat e para të klasifikimit nuk kanë pësuar asnjë ndryshim. kështu, Brazili renditet sërish në vendin e katërt, duke lënë pas Argjentinën, Anglinë dhe Uruguajin.
Në vend të tetë renditet Kroacia, ndërsa dhjetëshja e parë mbyllet nga Egjipti. Në grupin D, ku bën pjesë edhe Shqipëria, bie në sy vendi i 18-të i Francës, ndërkohë që Bjellorusia mban vendin e 37-të dhe Bosnja të 45-tin.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)