E Shtunë, 31 Tetor 2026

Renditja e IFFHS: Interi, klubi më i mirë për vitin 2010

MILANO- Interi është klubi më i mirë i vitit 2010. Një gjë e tillë është vendosur nga IFFHS, Instituti Botëror i Historisë dhe Statistikave në Futboll. Ai i ka dhënë klubit zikaltër 300 pikë, duke lënë në vend të dytë Bajernin e Mynihut me 268 pikë dhe në të tretin Barcelonën me 266.

Renditja është përcaktuar në bazë të rezultateve të marra në të gjithë kompeticionet. Interi ka fituar 5 trofe në sezonin e shkuar, Kupën e Italisë, kampionatin, Ligën e Kampioneve, Superkupën e Italisë dhe Botërorin e klubeve.

Ndërkohë, në vend të katërt ndodhet Atletiko e Madridit, që lë pas argjentinasit e Estudiantes dhe Internacionalin e Porto Alegres. Çelsi i Ançelotit për këtë vit ka rrëshkitur nga vendi i 6-të në të 8-tin, duke lënë pas Mançester Junajtid.

Dhjetëshja e parë mbyllet nga portugezët e Portos, ndërkohë që Reali i Madridit mban vetëm vendin e 11-të. Një ngjitje nga vendi i 55-të në të 40-tin ka Mançester Siti, ndërkohë që Milani, 7 herë fitues i Ligës së Kampioneve ndodhet në vendin e 50-të.

(e.n/A.Latifi/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Renditja e IFFHS: Interi, klubi më i mirë për vitin 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›