Operohet Higuain, mungon 4 muaj

Nga Express më 12 janar 2011 në ora 16:42
Gonzalo Higuain është operuar me sukses nga mjeku amerikan Richard Fessler. Me këtë rast, sulmuesi argjentinas pritet të mungojë së paku 4 muaj.
“Operacioni ishte i suksesshëm. Futbollisti mund të rikthehet në kompeticione të futbollit pas katër muajsh”, deklaroi Fessler për mediet amerikane.
23 vjeçari, përfaqësues argjentinas, sipas mjekut, do të mund të rikthehet në formën e tij më të mirë pas një viti. Për këtë, madrilenët pritet të përforcohen gjatë janarit me ndonjë sulmues.