Juanfran në Atletico Madrid

Nga Express më 12 janar 2011 në ora 16:38
Atletico Madrid e ka kompletuar transferimin e Juan Francisco Torres Juanfran.
Me këtë rast, klubi i tij i deritashëm Osasuna do t’i përfitojë pak më shumë se 4 milionë euro nga ‘Colchoneros’, derisa 20 për qind e kësaj shume shkon te Real Madrid, për shkak të klauzolës së vendosur më parë në mes të Realit dhe Osasunës në rast se 26 vjeçari lëviz nga kjo e fundit.
Juanfran pritet ta zëvendësojë të larguarin Simao Sabrosa, i cili u transferua në Besiktas.