E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Bommel e Coentrao, objektiva të Milanit

Nga Express më 12 janar 2011 në ora 16:43

Pas Antonio Cassanos, Milan po mendo të përforcohet sërish në afatin kalimtar të janarit.

Klubi Rossoner ia ka mësyrë mesfushorit defanziv të Bayern Munchen, Marc van Bommel, i cili nuk i ka punët mirë me trajnerin Louis van Gaal. Ndërkohë, kampioni vjeshtor italian po lëviz edhe në repartin defanziv.

Milani po mendon ta transferojë mbrojtësin e majtë të Benficas, Fabio Coentrao, i cili kushton 15 milionë euro. Si alternativë të tij janë Ruiz nga Espanyol e Romeu nga Gremio.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›