Mexes nuk e lë Romën

Nga Express më 12 janar 2011 në ora 16:46
Janë ditët vendimtare për të ardhmen e mbrojtësit Philippe Mexes. Futbollisti francez është takuar me presidenten e Romës, Rosella Sensi, dhe ka përsëritur dëshirën e tij që të vazhdojë ta veshë fanellën Giallorossi.
Kontrata e Mexes skadon më 30 qershor të vitit 2011 dhe nga muaji shkurt, futbollisti do të ishte i lirë për të nënshkruar për një skuadër tjetër.
Mirëpo, Mexes duket i vendosur që të mos largohet nga kryeqyteti italian, edhe pse interesim për të ka shfaqur Milan.