E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbi 20 të arrestuar për tragjedinë në lumin Tisa

PRISHTINE- Mbi 20 persona janë arrestuar në Hungari, Serbi dhe në Kosovë, të dyshuar për mbytjen e 18 shqiptarëve të Kosovës në lumin Tisa. Zëdhënësi i policisë hungareze, Janoš Pal, ka deklaruar se Zyra e Interpolit në Budimpeshtë, Gjyqi komunal në Kanjizhë dhe Misioni i EULEX-it në Kosovë, kanë nisur hetimet kundër të arrestuarëve, ngase dyshohën për përfshirje në trafikimin e njerzëve.

Sipas RTK-së e cila i referohet mediave hungareze, policia në Hungari ka arrestuar 15 trafikantë me qenie njerëzore, ajo e Serbisë 5, ndërsa me urdhër të Eulex-it janë arrestuar edhe 11 organizatorë të trafikimit me qenie njerëzore në Kosovë, 7 prej të cilëve nga Podujeva dhe 4 nga Prishtina. Për zbulimin e grupit të trafikantëve ka ndihmuar, Agron Rama, i mbijetuari i tragjedisë, i arrestuar më 15 tetor në Hungari.

S. H. nga Podujeva, është personi të cilin Policia e Kosovës, të enjten, ka shkuar dhe e ka kërkuar, në lidhje me përgjegjësinë e tij të mundshme për Tragjedinë e Tisas.
Vizita e policisë në shtëpinë e këtij personi është bërë menjëherë pasi Vesel Jahaj, babai i Elvira Jahajt, gruas që dyshohet se ka vdekur në këtë tragjedi, në kufirin serbo-hungarez, e ka denoncuar atë për trafikim ilegal me njerëz.

Por përmasat e Tragjedisë së Tisës, e cila ende zyrtarisht nuk vërtetohet si e tillë, pritet të jenë më të mëdha se sa që janë menduar deri më tani.
Në varkën e përmbysur në natën e 15 tetorit të këtij viti, në lumin që ndan Serbinë dhe Hungarinë, dyshohet se kanë qenë gjithsej 19 persona.
Kështu së paku u ka deklaruar të afërmeve të tij, Blerim Rama, i cili së bashku me dy fëmijët e tij 1 dhe 3 vjeç, deri më tani janë të vetmit të mbijetuar.
Sipas Blerimit, në varkën e përmbysur ka pasur fëmijë, burra dhe gra të komunave Mitrovicë, Vushtrri dhe Podujevë, në përpjekje për të shkuar në shtete të ndryshme të perëndimit.

Deri të shtunën pasdite, Policia e Kosovës, në lidhje me këtë tragjedi, zyrtarisht, nuk ka arrestuar askënd dhe nuk ka lëshuar asnjë fletarrest.
Por sipas tyre, një prokuror i EULEX-it dhe dy policë hetues kosovarë do të udhëtojnë drejt Hungarisë, për të hetuar rastin e mbytjes së shtetasve kosovarë në lumin Tisa.

“Fillimisht parashihet që të nisen dy zyrtarë policorë hetues nga shtylla e hetimeve të Policisë së Kosovës dhe një prokuror i rastit. Udhëtimi i tyre pritet të bëhet shumë shpejt”, ka thënë Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Ai ka sqaruar se policia po zhvillon hetimin e rastit edhe brenda Kosovës, në përpjekje të kapjes së personave të dyshuar për këtë rast.
Në çështjen e cilësuar si dyshim për trafikim me qenie njerëzore, tashmë është përfshirë edhe EULEX-i.

“Prokurori i EULEX-it është zgjedhur të udhëheqë rastin. Ne ende nuk e dimë se kur do të udhëtojë ky prokuror për në Serbi, apo Hungari”, është shprehur Nocholas Hoten, një nga zyrtarët e këtij misioni.

Ndërkohë, Policia e Hungarisë nga ana e saj ka vazhduar kërkimet për gjetjen e ndonjë trupi të pajetë edhe gjatë ditës së shtunë.
Szaeolcs Szendi, zëdhënës i policisë së këtij shteti sqaron se kërkimet janë intensifikuar me ardhjen e një njësie të veçantë nga kryeqyteti i hungarez, Budapest.

“Gjatë ditës së shtunë nuk kemi gjetur ndonjë trup tjetër të pajetë. Kërkimet ende do të vazhdojnë. Gjatë ditës së shtunë janë angazhuar 5 anije, policë me 4 qenë, si dhe zhytës të tjerë”, thotë zyrtari i policisë hungareze për Express.

Përveç dy kufomave të identifikuara, një mashkulli të gjetur në territorin hungarez dhe një femre të gjetur në territorin serb, zëdhënësi i policisë së Hungarisë tha se është bërë identifikimi edhe i femrës së dytë të gjetur në bregun lumit në pjesën serbe.

“Nuk mund ët them emrin e saj ngase nuk e di, pasi ajo është gjetur ne territorin e një shteti tjetër”, thotë Szaeolcs Szendi.
(m.a/ina/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›