E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rënia e Teutës, Hasanbelliu gjen fajtorët

www.albania-sport.com - Teuta po kalon një periudhë negative në fazën e tretë, ndërsa krejt papritmas ndodhet në vendin e 10-të me 32 pikë, duke rrezikuar seriozisht rënien direkt, pasi Apolonia e parafundit, ka vetëm një pikë më pak se durrsakët. Humbja e fundit e Teutës ishte me Tiranën në kryeqytet.

Presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu, pranoi: “Jemi me të vërtetë të rrezikuar. Arsyet e rënies? Ndoshta nuk kemi bërë merkato të mirë. Jam i zhgënjyer nga disa titullarë, por mund të veçoj portierin Vashaku dhe mesfushorin Deliallisi”.

Ndeshja e radhës është ajo me Besën e vendit të dytë, një aleate historike e durrsakëve, e që për më tepër ndodhet në finalen e Kupës së Shqipërisë. “Të gjitha ndeshjet e mbetura (gjashtë të tilla) janë si finale për ne, ndaj duhet të reagojmë që në përballjen e kësaj jave me Besën, pasi nuk na lejohen më gabime”.

Të dyja ndeshjet e këtij edicioni midis Teutës e Besës janë mbyllur në barazim.

Në rast se Teuta do të fitonte me Besën, dhe Shkumbini me Tiranën, atëherë Dinamo do të shpallej kampione pesë javë përpara përfundimit, pavarësisht rezultatit të bluve me Apoloninë në Fier.

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte, 13 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›