Vllaznia, 8 javë pa humbje

www.albania-sport.com - Në pjesën e parë të sezonit, Vllaznia alarmoi jo vetëm tifozerinë e saj, por dhe të gjithë ekspertët e futbollit, teksa shihnin një skuadër të pa stabilizuar dhe të renditur në vendet e fundit, aq sa të gjithë kujtonin sezonin 1956 kur shkodranët ranë për herë të parë dhe të fundit një kategori më poshtë.
Ekipi i presidentit Valter Fushaj e nisi me Hasan Likën në bankinë, por pas pesë javësh të dobëta, trajneri aktual i Apolonisë dha dorëheqjen. Pasuesi i tij, Roland Luçi (i ardhur nga Austria) u përpoq të ndryshonte imazhin e klubit më të vjetër në Shqipëri, ndërkohë që Edi Martini, trajneri i tretë sezonal i 9-herë kampionëve të Shqipërisë, duket se ka gjetur ekulibrat që i mungonin skuadrës.
Vllaznia nuk humbet prej tetë ndeshjesh, nga java e 20-të kur fitoi 0-1 me Tiranën në kryeqytet, dhe deri të fitorja e javës së 27-të (e fundit e luajtur) me Dinamon po në “Qemal Stafa” (1-2), ka mundur të regjistrojë gjashtë fitore (katër radhazi) dhe dy barazime, çka i ka ngjitur shkodranët në vendin e gjashtë, por me pikë të barabarta, nga 39, me Laçin e Shkumbinin, që nga ana e tyre ndajnë vendet 4-5.
Nga 12 golat e shënuar në tetë ndeshjet e fundit, pesë prej tyre mbajnë firmat e lojtarëve të huaj të shkodranëve, ku spikasin blerja dimërore, sulmuesi boshnjak Sead Haxhibuliç (2 gola), dhe nga një gol mbrojtësi maliazias Blazo Rajoviç (2 gola me penallti) dhe malaziasi tjetër Zejko Mrvaljeviç (1 gol). Golat “shqiptarë) mbajnë firmat e Elvis Krajës(2), Ndriçim Shtubinës (2), Bekim Balës (1), Amarildo Belishës (1) dhe Ansi Nikës (1, goli i tij i parë me fanellën e Vllaznisë).
Vllaznia ndodhet edhe në finalen e Kupës së Shqipërisë, ku më 9 maj në “Qemal Stafa” do të presë Besën e Kavajës, në kërkim të trofeut të 7-të këtij kompeticioni.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte, 13 Prill 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili