E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregu i gazit nen kontroll per cilesine dhe rrezikun

Inspektorati Qendror Teknik ka ndermarre nje aksion per kontrollin e tregut te bombolave te gazit ne vend. Gjate dites se sotme inspektoret e kesaj drejtorie, kane kryer kontrolle ne disa pika te tregtimit te gazit te lengshem ne kryeqytet, ku kane konstatuar shkelje te ligjit. Shume nga bombolat e gazit nuk kane qene te kolauduara nga Drejtoria Teknike, cka perkthehet ne nje rrezik per konsumatorin. Stina e ftohte rrit ndjeshem konsumin e gazit te lengshem, njekohesisht shton edhe rrezikun per aksidente si pasoje e mungeses se theksuar te respektimit te kushteve per tregtimin e tyre. Inspektorati Qendror Teknik kerkoi vemendjen e instancave qendrore, per te nderprere abuzimet e disa tregtareve ne pikat e karburanteve qe vazhdojne te shesin nafte te perzier, e njohur ndryshe si nafte e cilesise D2. Nga kryerja e kontrolleve te meparshme, eshte te sekuestrohet nje sasi nafte qe shitej per D2, qe nuk ishte gje tjeter vecse nje perzierje mekanike e disa karburanteve. Sipas Inspektoratit Qendror Teknik, pas kontrolleve qe do te behen ne kryeqytet, aksioni do te vazhdoje edhe ne rrethe. Ne kete menyre, paligjshmeria e tyre do te ndeshkohet permes ligjit. Nga ana tjeter qytetaret nuk kane asnje lloj informacioni ne lidhje me faktin se, ku duhet te mbushin bombolat e gazit. Ata jane shprehur se u drejtohen pikave me te aferta te shitjes se bombolave te gazit, megjithese e njohin rrezikun. Ndersa Inspektorati Qendror Teknik deklaron se, i takon bashkive dhe komunave te gjejne nje zgjidhje komode per caktimin e pikave te mbushjes se gazit, te cilat duhet te jene te mbikeqyrura po prej tyre. Por, deri tani nuk eshte bere asgje ne kete drejtim. Pak muaj me pare Inspektorati Qendror Teknik ka urdheruar mbylljen e 240 pikave te mbushjes dhe tregtimit te bombolave te gazit, pikerisht per shkak te rrezikut qe i vjen komunitetit prej tyre. Mbushja e gazit te lengshem, sipas ligjit ne fuqi, ndalohet ne menyre kategorike te behet prane qendrave te banimit. Sipas IQT-se jo te gjitha vendimet e Inspektoratit Qendror Teknik zbatohen prej tyre. Tirana, eshte nje prej rasteve me flagrante, ku vendimet e ketij inspektorati mbeten ne leter.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›