E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qendra e Fierit, në dispozicion të biznesit

13/10/2009  Studimi, takim me ing. ndërtimi dhe arkitektë. Debate dhe kritika mbi konceptimin urbanistik

Qendra e qytetit të Fierit ka një hapësirë të konsiderueshme në dispozicion të biznesit. E kritikuar nga specialistët në takimet që u bënë në kuadër të prezantimit të studimeve për qendrën e qytetit, një nga variantet për qendrën planifikojnë këtë vend si një vend me karakter tregtar, ndërsa në qendër të saj parashikohet të ngrihet një ndërtesë shumëkatëshe si qendër biznesi.

Diskutimet

Shefi i Urbanistikës në Bashkinë Fier, Manol Goga, pohon se takimet për qendrën e qytetit dhe studimin e saj bëhen me qëllim marrjen e sugjerimeve për studimet e paraqitura nga kompania “Agitema”, ndërsa priten edhe vendimet e specialistëve . “Sot ne kemi zhvilluar një takim në ambientet e bibliotekës publike me specialistë të fushës së ndërtimit, ku janë të pranishëm ing. ndërtimi dhe arkitektë dhe të fushave të tjera që janë në funksion të ndërtimit, siç janë ing. elektrikë dhe hidraulikë. Sot diskutohet në një rreth të ngushtë diskutimesh ku do të dalin mendimet nga kolegët tanë dhe këto mendime do të paraqiten në variantet që janë punuar deri më sot. Takimi më profesional që pretendojmë është takimi me specialistët, të cilët e kanë për detyrë të bëjnë këtë gjë, dhe të japin mendime për studimin e qendrës së qytetit. Kështu që unë mendoj se sot do të dalin mendime të vlefshme që do t’i shërbejnë këtij studimi”. Prezantimi i qendrës së qytetit do të vijojë takimin e radhës me qindra qytetarë të qytetit për t’u dhënë kështu edhe variantin më të mirë të studimit të qendrës së qytetit .Vetëm pak javë në parë është miratuar plani rregullues i studimit të qendrës së qytetit të Fierit duke kaluar me debat të ashpër mes këshilltarëve, specialistëve ish kryebashkiakëve fierakë miratimi i planit rregullues të qendrës së qytetit të Fierit. Në takimin e zhvilluar në Bashkinë e Fierit kanë spikatur një maratonë e gjatë pyetje-përgjigje mes qytetarëve, por edhe ish-kryetarit Agron Milaj dhe studiuesve dhe projektuesve të këtij plani. Milaj është shprehur se nuk është paraqitur një maket për qendrën e qytetit të Fierit, sikurse ka ndodhur një dekadë më parë, ndërkohë që qendra e qytetit shtrihej më parë në 80 ha dhe jo në 25 ha siç është paraqitur tashmë. Ndërkohë është kërkuar nga të pranishmit kapaciteti sizmologjik i tokës për ndërtimet shumëkatëshe, të cilat janë paraqitur në këtë projekt. Nga specialistët e projektimit të qendrës së qytetit u bë e qartë se është marrë informacioni nga studioja e projektimi dhe në qytetin e Fierit mund t’i bëhet ballë një tërmeti 8 ballë, kjo për qendrën e qytetit, dhe ndërtimi i godinave shumë kate nuk përbën rrezik. Për sa u përket fëmijëve u mendua se në Fier ka mjaft parqe, megjithatë studiot e projektimit do të shikojnë edhe për këndet e fëmijëve, por kur këtu diskutohet se do të ketë 3 ha park, nuk diskutohet që do të ketë edhe në zona të tjera parqe të gjelbra. “Ne kemi menduar se e kemi ndryshuar me këtë projekt identitetin e Fierit, kanë pohuar specialistët, pikat referuese të qytetit të Fierit mbeten përsëri. Është lumi Gjanica, i cila tani është i padukshme dhe ne e kemi rivitalizuar, zonat industriale të qendrës nuk ndryshojnë, sistemi rrugor dhe lëvizja është po ai”. Plani rregullues pas fazës së njohjes me qytetarët do të kalojë për miratim në Këshillin e Rregullimit të Territorit në Bashkinë e Fierit dhe më pas në atë të Republikës. Fituesi i tenderit për qendrën e qytetit të Fierit ka qenë studioja me 2 personat fizikë, Elona Vladi dhe Elida Pajoka. Vlera e këtij plani ka shkuar vetëm 10 milionë lek të reja. Po nga studioja e projektimi janë dhënë 2 variantet e studimit të qendrës së qytetit, e cila shtrohet në një sipërfaqe prej 25 ha. Qendra e qytetit sipas variantit të parë nuk do të prekë ndërtimet e mëparshme, madje synon ndërtime të reja dhe moderne që do të ngrihen deri në 22 kate, siç është qendra e biznesit në qendër të qytetit, por nuk do të mungojnë hapësirat e gjelbëruara, sistemi i lumit Gjanica si dhe monumente kulture etj. “Ne këtë studim e kemi bërë duke pasur parasysh edhe rritjen e popullsisë fierake sipas dekadave në 22%, ndërsa në vitin 2020 popullsia e qytetit do të shkojë rreth 94 mijë banorë”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›