E Shtunë, 31 Tetor 2026

OKB-ja po heton për dhunimin e rreth 200 grave në Kongo

New York, 25 gusht - OKB-ja po heton pretendimet për dhunimin e afër 200 grave dhe fëmijëve nga luftëtarët rebelë në Republikën Demokratike të Kongos.

Sulmet ndodhën gjatë katër ditëve, vetëm disa kilometra larg një baze të OKB-së, ka njoftuar një punëtor humanitar amerikan dhe një mjek kongolez.

Shefi i OKB-së, Ban Ki-moon, ka dërguar dy ndihmësit e tij kryesorë në vend për të ndihmuar në hetimin e sulmeve të dyshuara në rajon e paqëndrueshëm në lindje të vendit.

Sipas raporton BBC, rebelët kanë përdhunuar gratë dhe fëmijët mbi katër ditë para se të largoheshin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›