Rënie e madhe e Shqipërisë

Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar rënie të madhe në renditjen e FIFA-së, të publikuar të mërkurën. Për dallim prej muajit të kaluar, këtë muaj kuqezinjtë kanë rënë për 14 pozita në renditjen tabelore.
Në fakt, prej vendit të 57-të, ekipi i Josip Kuzes ka zbritur në pozitën e 71-të, shkaku i dy disfatave të pësuara në duelet e saj me Kombëtaren e Francës dhe atë të Luksemburgut, në kuadër të kualifikimeve për ‘Euro 2012’.
Shqipëria është pozicionuar në pozitën e 71-të të renditjes me 474, duke e lënë pas vetes Finlandën. Kurse para shqiptarëve, në vendin e 70-të gjendet Irlanda e Veriut.
Spanja sërish merr primatin
Sa i përket top 10, Holanda nuk ka mundur ta ruajë më shumë sesa një muaj pozitën e parë të renditjes tabelore. Primatin sërish e ka marrë Spanja me 1605 pikë.
Kurse, pas ‘Stuhisë së Kuqe’ zbritën holandezët, derisa gjermanët e kanë ruajtur vendin e tretë. Një rënie të konsiderueshme e ka pësuar Anglia, e cila tani ka zbritur katër pozita më poshtë, derisa në tri vende më lart është ngjitur Portugalia.
Renditja botërore e FIFA-s
1. Spanja1605 pikë
2. Holanda1571
3. Gjermania1290
4. Uruguai1184
5. Portugalia1158
6. Italia1142
7. Brazili1132
8. Anglia1089
9. Kroacia1057
10. Argjentina1024
-----------------------
71. Shqipëria474