Capdevila, afër largimit nga Benfica

Nga Express më 21 shtator 2011 në ora 18:00
Reprezentuesi spanjoll, Joan Capdevila spekulohet me largim nga Benfica gjatë afatit kalimtar të janarit.
33 vjeçari iu bashkua gjigantit portugez gjatë verës nga Villarreali në kontratë dyvjeçare. Por, trajneri i Benficas, Jorge Jesus nuk pëlqen Capdevilan dhe nuk e përfshiu atë në listë për Ligën e Kampionëve.
Ai spekulohej me transferim në Itali, ku Juventus dhe Napoli e kërkonin para kalimit në Benfica. Por, menaxheri i tij Horacio Gaggioli ka pranuar: “Duhet të bisedoj me Benfican dhe kemi caktuar një takim gjatë kësaj jave”.