E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wenger, edhe 14 vite tjera në Arsenal

Nga Express më 21 shtator 2011 në ora 17:30

Arsene Wenger ka thënë se nuk shqetësohet nga presioni aktual ndaj tij dhe dëshiron të udhëheqë Arsenalin për një të ardhme afatgjate.

Kritikët kanë dyshuar në pozitën e francezit pasi skuadra aktualisht gjendet në pozitën e 17-të në Premierligë, pas shitjes së disa futbollistëve kryesorë gjatë verës.

Por, pas fitores 3-1 ndaj Shrewsbury në Carling Cup, Wenger tha: “Nuk brengosem nga këto spekulime. Kam kaluar 14 vite në këtë klub dhe e kam mbajtur për 14 vite në Ligën e Kampionëve. Shpresoj të mbetem edhe për 14 vite tjera”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›