E Diel, 1 Nëntor 2026

Reno: Briatore do largohet? Lotus rikthehet në Botëror

Flavio Briatore mund të ikë nga Renaulti: kjo është hipoteza e hedhur nga gazeta spanjolle "As" pas zhvillimeve të fundit rreth çështjes "Pike jr". Për këtë çështje shqetësohet në fakt edhe shtypi britanik. "Times" shkruan se FIA u ka ofruar imunitet në këmbim të së vërtetës së aksidentit të Nesinjo Pike në Singapor në 2008-ën, si pilotit brazilian, ashtu edhe drejtorit teknik të Renosë, Pat Symonds. Vetë Pike e ka akuzuar drejtorin teknik se në prani të drejtuesit kryesor të skuadrës, Flavio Briatore, i ka kërkuar edhe të sakrifikojë garën e tij, për të shkaktuar një incident të qëllimshëm, për të detyruar futjen e "Safety car" dhe për të favorizuar kështu fitoren e Alonsos në Çmimin e Madh të Singaporit. E gjithë kjo ka ndodhur në prag të rinovimit të kontratës. Kështu që Reno mund t‘i kërkojë Briatores të largohet. FIA ka njoftuar se skuadra historike angleze, Lotus, do të rikthehet të garojë në Botërorin 2010 dhe do të përdorë motorin Kosuorth. Ndërsa skuadra e BMV Sauber u është shitur zviceranëve të Qadbank Investments.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›