Tradhtia e lë edhe pa punë

Nëse dikush po i vuan maksimalisht pasojat e tradhtisë ai është regjisori i, “The Snow White and the Huntsman”, Rupert Sanders.
Së fundmi, është bërë e ditur se pronarët e produksionit filmik e kanë pushuar Rupert nga angazhimet për pjesën tjetër të filmit për shkak se, atyre i është dashur të zgjedhin në mes tij dhe aktores Kristen Stewart.
Produksioni kishte zgjedhur këtë të fundit duke e liruar Rupert nga çdo përgjegjësi për filmin ose thënë më mirë, duke e lënë pa punë.
Por, si duket kjo nuk i ka penguar atij pasi që, as vet nuk ka dashur të vazhdoj më tutje për shkak që regjisori po mundohet me çdo kusht ta shpëtojë martesën me guran e tij, modelen Liberty Ross.
Në kohën kur Kristen Stewart dhe Robert Pattinson veçse I kanë kaluar problemet dhe i janë rikthyer lidhjes, Rupert ende është duke u munduar që ta shpëtojë martesen e tij./Indeksonline/