E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përurohet nënstacioni elektrik më i madh në Tiranë

Ky është nënstacioni më i madh dhe më i rëndësishëm i sistemit të transmetimit të energjisë elektrike në vendin tonë. Investimi është kryer nga Kooperacioni Italian për zhvillim, i cili ka dhënë deri më tani 90 milionë euro për të përshtatur dhe integruar sistemit elektrik me atë të Ballkanit.

“Përveç projekteve për realizimin e linjës elektrike të tensionit të lartë Elbasan-Tiranë, (projekt i përfunduar) dhe të Qendrës Dispecere dhe Telekontrollit të Rjetit Elektrik (projekt në fazë realizimi), ndërtimi i Nënstacionit 2 në Tiranë përfaqëson një tjetër vepër të rëndësishme të infrastrukturës e realizuar në kuadër të këtij programi ambicioz”, tha ambasadori italian në Tiranë, Saba D’Elia.

 "Nënstacioni është një impiant me një përmbajtje të lartë teknologjike, që kryen funksionin e ulje/ngritjes së tensionit elektrik në mënyrë që të lejojë shpërndarjen e elektricitetit në mënyrë të vazhdueshme dhe efikase, e gjitha në përfitim të shoqërive dhe të qytetarëve", shtoi ai.

Nënstacioni “Tirana 2” përbëhet nga dy autotransformatorë 400/250 kv me fuqi 300 MVA secili, dy autotransfomatorë 220/110 kv secili me fuqi 120 MVA si dhe me tre linja dalëse 400 kv, 6 linja dalëse 220 kv dhe tre linj dalëse 110 kv, bëri të ditur OST. Në anën 400 kv të tij lidhen dy linja të rëndësishme 400 kv: linja e interkonjeksionit 400 Tiranë – Podogricë dhe linja 400 kv Tiranë – Elbasan.

 Gjithashtu në këtë N/stacion është e gatshme dalja e linjës së interkonjeksionit 400 kv me Kosovën.Në anën 220 kv të këtij N/stacioni janë lidhur dy linjat kryesore 200 kv që vijnë nga HEC Koman dhe që fusin fluksin e kaskadës së Drint direkt në nyjen kryesore të konsumit, s dhe 4 linja të tjera që e lidhin atë me N/st e Rrashbull, Tirana 1, Sharë dhe Elbasan. Nga ana 110 kv ai do të lidhet direkt me N/st e Selitës dhe të Kasharit, që furnizojnë me energji elektrike një pjesë të rëndësishme të rajonit të Tiranës.

Sipas OST rëndësia e këtij nënstacioni është e shumëfishtë. Arben Ibroja, Administratori i OST u shpreh se, “N/stacioni është ndërtuar me një teknologji bashkëkohore në respektim të plotë të normave ndërkombëtare dhe evropiane”. “Pajisjet e tij janë nga prodhimet më cilësore dhe ai është i pajisur me një sistem modern kontrolli dhe monitorimi”, tha Ibroja. /Start/

                                                                                             2011-11-18 15:22
   

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›