Apeli i Vlorës rrëzon vendimin për kreun e Qarkut Fier

Në seancën e sotme, Apeli i Vlorë ka rrëzuar sot vendimin e dhënë më parë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Fierit lidhur me zgjedhjen e kryetarit të Këshillit të Qarkut.
Sipas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Fierit, pezullohej kjo zgjedhje dhe funksionimi i Këshillit të qarkut, vendim i cili u ankimua në Gjykatën e Apelit në Vlorë nga ana e përfaqësuesve të Partisë Socialiste në Këshillin e qarkut.
Ndërkohë, një ditë më parë, në një mbledhje të tij, Këshilli i Qarkut të Fierit miratoi me 54 votat e mazhorancës zgjedhjen në krye të tij të kandidatit të koalicionit të djathtë Artur Shehu. /Start/
2011-11-17 16:13