E Diel, 1 Nëntor 2026

Replika/ Ditmir Bushati: Pse s’jemi si Kroacia? Berisha: Të përgjigjet Sul Bushati

31-05-2013 / Gazeta 55

Berisha: Rama lau sytë me ujin e pellgut të zi të bllokimit 

Kryeministri Sali Berisha deklaroi dje gjatë punimeve të seancës së jashtëzakonshme, se “me votimin e tre ligjeve të integrimit, parlamenti kryen një akt me të cilin kursen një shumë të konsiderueshme prej 6 milionë euro që do të përdorej për referendum, pasi janë humbur ndërkohë disa qindra milionë euro nga shkelmimi që bëri kreu i PS-së Edi Rama, mbi statusin e vendit kandidat”. Në fjalën e tij, Berisha u shpreh se, pasi i mohoi vendit statusin kandidat në BE, Edi Rama shprehu më në fund dëshirën për të votuar tre ligjet. “E thirrja këtë seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, me qëllimin që parlamenti pas 335 ditë bllokim nga kryetari i Partisë Socialiste, i tre ligjeve, pasi e nxori vendin jashtë statusin të vendeve kandidate, pasi u mohoi shqiptarëve një vit status, shpreh dëshirën që më në fund të votojë tre ligjet. Shkaku themelor i thirrjes së parlamentit është votimi i tre ligjeve, për të cilat Partia Demokratike ka bërë thirrje çdo ditë për votimin. Në votimin e sotëm pasi u varros statusi për një vit, parlamenti kryen një akt, me të cilin kursen një shumë të konsiderueshme parash që do të përdoreshin për referendum. Parlamenti i bën ligjet aktive me votën e tij dhe në këtë mënyrë kursehen rreth 6 milion euro, pasi janë humbur disa qindra milion euro nga shkelmimi që bëri kryetari i Partisë Socialiste mbi statusin e vendit kandidat”, tha Berisha, ndërsa ftoi opozitën që tu kërkojë të falur shqiptarëve për shkelmimin që u ka bërë interesave të tyre. Por, tha Kryeministri, nëse opozita i voton këto ligje vetëm për shkak të rivaliteteve të tmerrshme të brendshme, atëherë vetëm lajnë sytë me ujin e pellgut të zi. Kryeministri u kujtoi përfaqësuesve të PS, çështjen e qarkut të Fierit, e cila është ngritur si pretekst nga ana e opozitë për të mos votuar ligjet e integrimit. “Zotërinj, jam unë që kam thirrur Kuvendin, ndaj dhe shqiptarët duhet ta dinë mirë, se ata të cilët shkelmuan dhe hodhën në kosh tre ligjet, që kërkoheshin për marrjen e statusit, krijuan një pellg të zi me ujin e të cilit po lajnë sot fytyrën. Nëse ju, ju kërkoni të falur shqiptarëve për 335 ditë, shkelmim të interesave të secilit prej tyre, unë nuk kam asnjë koment. Nëqoftëse ju, e votoni këtë ligj për shkak të rivaliteteve te tmerrshme të brendshme, atëherë të jeni të sigurtë që ky ligj do t’ju përvëlojë juve. Ky votim ju përvëlon por ju do ta bëni sot, sepse ju besoni se mund të lani sytë më ujin e pellgut të zi që krijuat vetë. Kaq kam unë për juve. Ku e keni çështjen e Fierit ju tani. Z. Blushi ku është Fieri, më thuaj pak ku e ke Fierin?  Ja pra, ku jeni juve. A jeni ngritur 30 herë këtu duke thënë Fieri, Fieri. E keni bërë njëlloj si Dushkun. Shkoni dhe kërkojuni të falur qytetarëve të ndershëm të Fierit, ja ku jeni dhe po votoni. Kërkojuni të falur. Nuk e bëtë”- tha kryeministri.
Replika - Ditmir Bushati: Pse s’jemi si Kroacia. Berisha: Të përgjigjet Sul Bushati/Replika janë zhvilluar mes kreut të qeverisë, Sali Berisha dhe deputetit të PS-së, Ditmir Bushati. Në fjalën e tij, deputeti socialist sqaroi pse PS vendosi të votojë ligjet. “Unë se kam për turp për të kërkuar falje, fillojeni nga vetja, 23 vjet nga rënia e regjimit 13 vjet i keni dominuar ju, ju i pari të filloni e të kërkoni falje, cfarë i thoni ju mbesave kur ju pyesin pse Shqipëria nuk është Bullgari apo Kroaci, por është në vende që janë në protektorat kombëtar, kjo tregon shenje burrërie”- tha Bushati. I menjëhershëm reragoi kryeministri Berisha I cili vuri në dukje se, “nuk pëlqej të bëj personalizime, por ke shtruar një pyetje thelbësore, pse nuk jemi ku është Bullgaria, Kroacia, Rumania, por përgjigjen më të shkëlqyer mund ta japë Sul Bushati, që kur të kthehesh në shtëpi do të thotë ty, i dashur djalë, kur kroatat lëvizinin pa viza në Evropë, neve rrethonim Shqipërinë me tela me gjemba, kur Titoja i shkatërroi kooperativat ne i bëmë qytetarët të vdesin urie, kur vendet që përmende u hapën nga bota ne botuam vepra ku shpallëm Stalinin si gjeniun e njerëzimit, pra këto janë vetëm disa nga përgjigjet që ti jep babai”- tha Berisha. Sa për vizat me Amerikën, Berisha ka theksuar se eshte duke punuar fort e nuk do e bënte premtim sikur kjo te mos kishte baza.
Punonjësit e administratës, të lirë të shprehin pikëpamjet e tyre politike/Kryeministri Berisha i bëri sërish thirrje dje, punonjësve të administratës të shprehin haptazi pikëpamjet e tyre politike. “U bëj thirrje të gjithë punonjësve të administratës përveç forcave të armatosura, policisë dhe SHIK-u të mbrojnë haptazi vlerësimin e tyre për programin që duan. Jemi njerëz të lirë. Punonjësit e administratës ka të gjitha liritë dhe të drejtat e merituara për veprimtaritë politike. Nuk janë normat e autobusit mavi sot. Janë standardet e lirisë. Ai që tregove këtu nuk është formular dogane, as formular kontrabande por është formular për çdo zgjedhës. Jemi parti serioze ne. Partia ka stadin e identifikimit, personal, vullnetar të çdo zgjedhësi. Është normale. Partia merr mendime për programin e saj përmes zgjedhësve” - tha Berisha.
Do realizojmë reformat për liberalizimin e vizave me SHBA dhe marrim statusin në BE/Kryeministri Berisha premtoi sërish dje, liberalizimin e vizave me SHBA, brenda katër viteve të ardhshme. “Për vizat kam thënë se do të marrim vizat. Tani po e them se do të fitojmë liberalizimin e vizave me SHBA, në mënyrën më të merituar. Tani do të kundërshtoni. Por ju duhet të bashkoheni dhe të loboni për interesat e qytetarit”- u shpreh kryeministri. Ai kritikoi opozitën për këtë çështje, të cilët janë shprehur skeptikë për këtë premtim. “Në vend që të mbështesni ,në vend që Kongresi Amerikan dhe qeveria amerikane te marrë një mesazh të përbashkët , thoni se do derdhen të gjithë në Amerikë. Çështja e vizave nuk është  e thjeshtë, por ne kemi durim.  Ti votove kundër ligjit që ka pasur këtë destinacion. Po, e kemi votuar ligjin, kemi plotësuar kriteret e rëndësishme ligjore për këtë çështje. Po punojmë ne dhe do ta realizojmë. Se kështu keni thënë ju edhe para katër vitesh kur u zotova solemnisht për vizat në Europë. Lexoje pak programin tim. Nuk e kam thënë që qeveria ime do të anëtarësojë Shqipërinë në NATO, u anëtarësua, por nuk e kam thënë . Do marrë ftesën kam thënë. Nuk kam thënë ndonjëherë se do të bëjmë integrimin e plotë të Shqipërisë në Europë, do ecim drejt statusit kam thënë”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›