E Diel, 1 Nëntor 2026

Askush nuk mund të dalë mbi ligjin!

31-05-2013 / Nga Mexhit Prençi

Kur pas shpalljes së dënimit me vdekje, nxënësit e Sokratit i propozuan të arratisej, filozofi i lashtë refuzon: “Mua më duhet të respektoj vendimin e gjyqit paçka se i padrejtë. Nuk respektoj gjykatësit e mi, por institucionin e drejtësisë të vendit tim. Më mirë të pësoj mbi kurrizin tim padrejtësi se sa të bëj vetë padrejtësi”.
Ky mesazh universal i gjithëkohshëm, u drejtohet edhe politikanëve tanë lidwr, që të mos bëjnë padrejtësi duke shkelur ligjin. Për asnjë arsye askush nuk mund të abuzohjë me ligjin. Nuk mund të dalë mbi ligjin as presidenti, as kryeministri, as partitë dhe lidërit e tyre, as ambasadorët apo shtetet mike të Shqipërisë që respektojnë vullnetin e lirisë dhe parimet e demokracisë. Sokrati do të vazhdonte më tej: “Ju nuk më dënuat se shkela ligjin, por sepse nuk e shkela atë të bëhesha si ju!. Ju doni bashkëpunëtorë në mashtrime tuaja! Ata që nuk pranojnë ta bëjnë këtë, ju i bëni armiq”. Sokrati i madh akuzon alibinë e drejtësisë që vret drejtësinë, siç do të thoshte Albert Kamy. Dhe kumton për një drejtësi që jep drejtësi. Atë e dënuan jo se shkeli ligjin, por pse nuk e shkeli që të bëhej si ata, mashtrues. Sakrifikoi veten. Pas dënimit me vdekje, piu helmin… Vetëflijim tragjik. Protestë dhe akuzë njëherësh ndaj cilitdo që shkel ligjin.
Në një shoqëri demokratike cilido që sfidon  insitucionin e drejtësisë është mëkatar i madh. Është njëqind herë mëkatar më i madh nëse është lidër partie e vë Partinë dhe Veten mbi ligjin; nëse për interesa  karrieriste dhe pasurore interpreton ligjet duke shtrembërua semantikën e tyre të vërtetë; nëse nuk voton ligjet integruese të Shqipërisë në BE dhe ligje  të tjera të rëndësishme se na fitoka kredibilitet kundërshtari politik i cili  për të është mur i pakapërcyeshëm pë t’u bërë kryeministër. E bash për këto sfidon interesat e mëdha kombëtare! O Zot, ku shkon etja e pwrbindshme pwr pushtet absolute! 
Pasardhësi i Diktatorit të Madh Enver Hoxha, nuk respekton parimet e demokracisë  dhe kushtetutën e vendit ndaj është  gjithënjë në krizë. Që të jem realist dhe i besueshëm, ka edhe ndonjë moment të rrallë, sigurisht, që del nga kllapia e pushtetit e rikthehet në realitet. Dëshiroj që ky moment të vijë pikërisht tani që  më shumë se kurrë kërkohet normalitet. T’i rikthejë në KQZ dy antarët e saj që të vazhdojnë punën në pavarësi të plotë, që votimet të realizohen sipas ligjit; të mos shkel më ligjin duke vënë partinë mbi të, dmth veten. Gjithkush e di se, realisht,  PS është Edi Rama, ligji është Edi Rama. Vendimet për gjithçka që merr bëhet sipas filozofisë Lalë Kros, Lalë Kros, vetë shkruan vetë vulos. Të tjerët janë hije e tij, zëri i tij, imitimii i tij:  në oratori,  mendësi, artikullim të fjalës dhe në lëzjet mimetike e psikofizike. Vendos ai të tjerët duartrokasin. Flet ai, brohorasin. Kush nuk duartroket e brohoret përjashtohet nga grupi parlamentar dhe nga partia! Thërritet tradhëtar!
Megjithatë ai de juro dhe de fakto është lidër i PS dhe kryetar i opozitës. Takimi, dialogu dhe dabati me të, është sa bela e madhe aq dhe e domosdoshme. Nëse do vërtetë votime sipas rregullave do  t’i lejojë dy antarët e KQZ (ose të caktojë të rinj, siç thotë ligji) dhe do zoti i lë të lirë të veprojnë vetëm sipas regullave të këtij institucioni.  Dhe në mbarim të votimeve të mos nxitojë, si deri më tani, të deklarojë “fitoj koaliocioni i majtë, unë kryeministër” pa dalë rezultati përfundimtar, duke shkelur ligjin. Heqja dorë nga praktikat destruktive për të mos pranuar humbjen, për të gjetur pretekste jo ligjore, është filozofi retrograde që dhunon votën e votuesve çka bën padrejtësi ndaj votuesve dhe institucionit që jep drejtësi, siç është në këtë rast Kolegji zgjedhor.  Druej, se këtë nuk mund ta bëjë ky neodiktator i sëmurë për kryministër. Megjithatë duke patur parasysh sentencën e Urtakut ”Për gjithçka dysho” , duke njohur tipin e tij prej deliranti e haluçinati dhe fantazinë e jashtëzakonshme të paarsyesheme, e cila në caste krize nga anormale mund të bëhet normale si dhe e kundërta, dhe duke besuar te relativiteti i gjërave, Edi Rama atë që dje e quante të pamundshme sot mund ra kthejë në të mundshme dhe nga surealiteti të zbresë në në realitet. Nëse ndodh kjo, punët do të shkojnë mbarë.  Kjo e vë atë përpara dilemës: të zgjedh midis neodiktatorit që është rilindje së prapthi dhe kryesocialistit që shikon përpara. Do ta mbyll me thënien e Epiktetit: “Nuk ndodh kurrë që diktatori dhe tirani të respektojnë vullnetin e lirisë” Duke besuar në relativitetin e gjerave, mund të ndodh edhe ndonjë mrekulli e pabesueshme.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›