Replika e Ditës/ Një veprim moral nuk është kurrë i dështuar!
Shtysën e fundit për të hedhur në kompjuter këto shënime ma dha shkrimi i Anila Bashës, botuar në GSH në datë
5 qershor 2010, me titull “Dështimi i grevës së PS-së”. Këto shënime nuk janë një përgjigje e drejtpërdrejtë e këtij shkrimi. Në to ka mendime që i kam formësuar në mendjen time në ditët e para të pasgrevës. Por tani që ditët e pasgrevës janë sa ato të grevës, vlerësoj se jam mjaftueshmërisht i qetë për të gjykuar më shumë si jogrevist se sa si grevist.
* * *
Gjëja e parë që bie në sy në shkrimin e Anila Bashës, por edhe në shumë komente të këtyre ditëve është se harrohet me apo pa dashje se është fjala për një GREVë URIE. Në përgjithësi grevat janë gjeste morale, por greva e urisë më shumë se çdo gjë tjetër është një gjest i pastër moral. Edhe greva e urisë e më shumë se 200 shqiptarëve, politikanë dhe qytetarë, ishte në veprim i mirëfilltë moral. Padyshim që kjo grevë zhvillohej në një sfond politik, qoftë edhe për faktin se ideja për të u vendos në mbledhjen e grupit parlamentar të PS. Duke qënë një veprim moral, për një çështje themelore të zhvillimit të sotëm të shoqërisë shqiptare, trasparencën e procesit zgjedhor dhe jo vetëm, greva e urisë e nuk mund të jetë e dështuar. Nuk mund të ishte as një orën e parë të saj, nuk është as sot që po shkruaj, 18 ditë pas përfundimit të saj.
Edhe pse qëndrova për 19 ditë të plota në një çadër në bulevardin Dëshmorët e Këmbit nuk ndjehem sot i humbur. Edhe pse qëndrova 19 ditë të plota pa vënë asgjë në gojë nuk ndjehem i humbur. Nuk përtoj ta përsëris që kam qëndruar pa ngrënë për 19 ditë, edhe pse cinikë të ndryshëm e “harrojnë” apo do ta “harrojnë” në të ardhmen faktin që ishte grevë urie..
Unë nuk jam i humbur si qytetar i Shqipërisë. As familja ime nuk ndjehet se është e humbur.
Unë nuk jam i humbur si anëtar i PS-së. As 11 grevistët e tjerë nga qarku i Shkodrës nuk ndjehen të humbur.
Unë nuk jam i humbur si deputet i PS në qarkun e Shkodrës. As më shumë se 34 mijë votuesit të PS në qarkun e Shkodrës në 28 qershor 2009 nuk ndjehen të humbur. As kolegët e tjerë të grupit parlamentar të PS, grevistë apo jogrevistë, nuk ndjehen të humbur.
* * *
Përtej aspektit moral, greva e urisë solli disa fitore edhe për politikën shqiptare, por më shumë për Shqipërinë e shqiptarët.
çështja e krizës politike shqiptare është tashmë në axhendën e institucioneve më të rëndësishme euroatlantike. Që ka një krizë sot në Shqipëri këtë e pranojnë të gjithë, politikanë, qytetarë e diplomatë. Për të ndërgjegjësuar institucionet evropiane ka shërbyer i gjithë aksioni politik i PS në 9 muajt e fundit, përfshirë edhe veprimin moral të grevës së urisë. Zgjidhja e krizës është sot preokupim dhe prioritet i figurave më të rëndësishme të politikës evropiane. Mesazhi i tyre është shumë i qartë: Zgjidhni krizën, po pengoni integrimin e vendit, nuk mund t’ju presim pa afat.
Përtej kërkesës insistuese të zgjidhjes së krizës së transparencës, veprim moral i grevës së urisë, shërbeu që shumë shqetësime të ngritura nga opozita në 9 muaj të rishihen nga partnerët ndërkombëtarë me një optikë të re. Arsyeja është e thjeshtë. Ndërkombëtarët u ndërgjegjësuan se opozita është e përgjegjshme, e qartë në kërkesat e saj, kërkesat e saj janë legjitime dhe brenda kuadrit kushtetues. Po ashtu, pas një periudhe 4 – mujore kur krahët kryesorë politikë europianë ishin të distancuar nga njëri – tjetri për krizën politike shqiptare, ndodhi që janë të unifikuar dhe po ndërmarrin aksione të përbashkëta. Madje në parlamentin evropian, përveç të majtës e të djathtës, janë edhe liberal demokratët që kërkojnë drejtpërdrejt marrjen e përgjegjësive nga Sali Berisha për zgjidhjen e krizës.
Sot, ka një ndjeshmëri edhe më të lartë ndërkombëtare për çështjet e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. është një kusht i drejtpërdrejt për shpejtimin e liberalizimit të vizave. Kjo ndjeshmëri është fryt edhe i aksionit politik të PS-së, përfshirë edhe veprimin moral të grevës së urisë.
Sot, ka një ndjeshmëri edhe më të lartë ndërkombëtare për mirëfunksionimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Mënyra e zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë është një shqetësim serioz për ndërkombëtarët. Kjo ndjeshmëri është fryt edhe i aksionit politik të PS-së, përfshirë edhe veprimin moral të grevës së urisë.
Sot, ka një ndjeshmëri edhe më të lartë ndërkombëtare për problemet serioze me të cilat përballet e ardhmja edhe e afërt e ekonomisë shqiptare. Përfaqësues të Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar, Bankës Europiane për Rindërtim e Zhvillim kanë qënë më të qartë e më të drejtpërdrejt për rreziqet që i kanosen ekonomisë shqiptare. Kjo ndjeshmëri është fryt edhe i aksionit politik të PS-së, përfshirë edhe veprimin moral të grevës së urisë.
Më lart rreshtova 6 përfitime të rëndësishme të drejtpërdrejta të shqiptarëve e Shqipërisë nga veprimit moral i grevës së urisë. Ka edhe disa të tjera, po kaq të rëndësishme, por se lista e mësipërme mjafton për të bindur këdo që nuk ishte në grevë apo nuk e mbështeti drejtpërdrejt atë se sot nuk duhet të mendojë se ka humbur diçka nga greva. Këto përfitime janë rezultat i aksionit politik të partisë politike më të madhe në vend dhe unë sot jam krenar që kam dhënë edhe kontributin tim modest.
* * *
Nga veprim moral i grevës së urisë ka patur përfitime morale edhe shoqëria shqiptare. Janë të shumta, por po mjaftohem me çfarë më tha një prift në Malësi të Madhe par pak ditësh. Ishte i befasuar, por edhe me shpresë të madhe për Shqipërinë e shqiptarët, se pavarësisht nga kauza e çështjes apo besimi në të, ka ende në këtë tokë njerëz që janë të gatshëm për sakrifica.
* * *
Nga veprimi moral i grevës së urisë, por edhe nga aksioni politik i 20 ditëve të para të muajit maj 2010 ka përfituar Partia Socialiste edhe brenda vetes së saj. Ndoshta nuk është në interes të publikut të gjerë, por ndjej detyrim ta nënvizoj edhe këtë fakt si borxh moral ndaj dhjetëra mijëra njerëzve që na mbështetën gjatë grevës, por edhe para e pas saj.