Shkodër, vdes nëaksident me motor19 vjecari
SHKODER- Një 19 vjecar humbi jetën sot në mesditë teksa po udhëtonte në motorcikletë bashkë me shokun e tij. Aksidenti i rëndë ndodhi në aksin rrugor Shkodër- Velipojë. Sipas policisë motorcikleta ka dalë nga rruga dhe është përplasur në pjesët anësore të rrugës për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën drejtohej. Motorcikleta drejtohej nga 16 vjecari A. Jaku i cili është plagosur, ndërsa 19 vjecari Florjan Palaja, banor i fshatit Kosmaç, të komunës Bushat, i cili udhëtonte bashkë me të, ka gjetur vdekjen rrugës për në spital. Policia thotë se 16 vjecari ka marrë plagë të lehta dhe ndodhet në spital në kujdesin mjekësor
(s.g/BalkanWeb)
(s.g/BalkanWeb)