E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, sonte premierae “Anna Bolena"në TOB

Opera e njohur me dy akte “Anna Bolena” e kompozitorit Gaetano Donizetti do të ngjitet në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë në datat 6, 8, 11, 13 dhe 19 qershor.
“Anna Bolena” është një lirikë tragjike me libret të Felice Romanit i mbështetur në disa burime letrare. Dueti “Sul suo capo aggravi un Dio” ndërmjet Annës (soprano) dhe Jane Seymour (mezzo soprano) konsiderohet si një nga duetet më të mira të të gjithë repertorit operistik botëror. Regjisor është Eleonora Paterniti; skenograf Platon Bardhi; kostumet janë të Sartoria Arrigo nga Milano. Dirigjent i korit është Dritan Lumshi. Solistë janë Marjana Leka, Armando Likaj, Vikena Kamenica, Eduard Sokoli, Marco Frusoni, Lindita Kola, Orkestra Simfonike e Operës dhe Baletit drejtohet nga Marco Berdondini Në këtë opera i këndohet jetës dhe vdekjes së Anna Bolenës. Ajo ishte gruaja e dytë dhe mbretëresha bashkëshorte e Enrikut VIII, veç faktit që ishte nëna e mbretëreshës Elisabetta I të Anglisë. Martesa e saj me Enrikun e VIII-të qe shkaku i tronditjeve të mëdha politike dhe fetare. Drama e operës është bazuar në ditët e fundit të jetës së Anna Bolenës, e cila do të vdesë me dëshirën e të shoqit të saj, duke u akuzuar për tradhti bashkëshortore, incest, magji. Anna i kaloi ditët e fundit të jetës së saj mbyllur në kullën e Londrës. Ajo u betua dy herë mbi sakrament se ishte e pafajshme për të gjitha akuzat që i ishin bërë.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›