Replika mes PD-PS

Kryeministri Sali Berisha ka përkujtuar hapjen e ambasadave gjatë 2 korrikut të vitit 1990, duke i ngritur një përmendore për nder të guximit të njerëzve të cilët lëvizën gjatë asaj kohe për një jetë më të mirë. Berisha e cilësoi 2 korrikun si fillimi i lëvizjeve të mëdha. "Iu përulem me nderim të thellë mbarë shqiptarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë që 20 vjet më parë u vërsulën si luanë mbi perden e tmerrshme të hekurt, mbi murrin e tmerrshëm të Berlinit dhe me një sakrificë të madhe njerëzore, e thyen atë". Këtë deklaratë menjëherë e kundërshtoi kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste Gramoz Ruçi i cili akuzoi kryeministrin si përgjegjës për uzurpimin e organeve të drejtësi, dhe se e ka marrë pushtetin pa votë. Sipas Ruçit "kjo është përmendorja që meritojnë këta njerëz", pasi pushtetin nuk e kanë marrë me votë, pasi opozita shqiptare e akuzon drejtëpërdrejtë sepse PD ka vjedhur votat .