Replikat Mustafaj-Olldashi, "përplasje qytetërimesh në PD"
Disa preferojnë të heshtin. Të tjerë hedhin një gjysmë fjale. Por të gjithë duket se janë të papërgatitur për hapjen e një debati konstruktiv në parti, dy muaj para zgjedhjeve parlamentare. E tillë duket situata brenda Partisë Demokratike që pas katër viteve pushtet do të kërkojë votën e shqiptarëve për një tjetër mandat. Deputetët e këtij grupimi politik ndajnë pikëpamje dhe gjykime të ndryshme sa i takon përplasjes më të fundit të krijuar brenda forcës politike që drejton vendin, midis Besnik Mustafajt dhe Sokol Olldashit. Ajo çka i bashkon në prononcimet e tyre është natyra lakonike dhe anashkalimi i replikave publike. Paçka se problemet brenda kampit blu mund të jenë ngjizur pas katër viteve pushtet. Deputetja Lajla Përnaska pozicionohet pro debateve në rast se ato kanë argument për t‘u diskutuar, dhe kundër në rast se ato kthehen në sulme personale pa pasur asnjë bazë. Deputeti Aleksandër Biberaj aprovon debatin e brendshëm brenda një partie, si një mënyrë që rrit transparencën. Përplasjen aktuale mes Olldashit dhe Mustafajt, Biberaj e cilëson si një përplasje mes dy qytetërimeve dhe dy shkollave politike. Ka edhe nga ata që mendojnë se në PD nuk ekzistojnë këto probleme dhe çdo gjë shkon vaj. Zëdhënësi i grupit parlamentar, Aldo Bumçi, mohon konfliktet teksa faktet thonë të kundërtën.
"Momentalisht në PD kemi përplasjen e dy qytetërimeve, të dy shkollave politike, të asaj moderne me atë bizantine, të idealizmit politik dhe parimeve demokratike me materializmin dhe arrogancën e pushtetit; të politikanëve që janë profesionistë karriere dhe masivisht të votuar me politikanë amatorë kalimtarë në politikë dhe të pavotuar". Kështu e perifrazon deputeti Aleksandër Biberaj përplasjen më e fundit brenda Partisë Demokratike, që mban emrin "Mustafaj-Olldashi". Deputeti Biberaj pozicionet gjithashtu pro frymës së debatit. Sipas tij, kjo nuk e dëmton PD-në, përkundrazi rrit transparencën, sqaron bazën e partisë dhe opinionin publik për situatën e brendshme dhe ndihmon në krijimin e një fryme demokratike në PD. Në vlerësimin e deputetes Lajla Përnaska, një përplasje pa argumente dëmton imazhin e demokratëve pak ditë para zgjedhjeve elektorale. "Në rast se ka një argument, atëherë debatet janë konstruktive dhe i shërbejnë Partisë Demokratike, por në rast se këto debate janë pa baza dhe vetëm në fokusin e akuzave personale, atëherë jam kundër tyre, pasi pak ditë para zgjedhjeve japin një imazh negativ", thotë Përnaska. Zëdhënësi i grupit parlamentar të PD-së, Aldo Bumçi, mendon se debatet brenda PD-së nuk ekzistojnë. "Ideja e përplasjeve brenda PD-së është një çështje e stisur. Asgjë nuk është e vërtetë. Nuk ekzistojnë përplasjet brenda Partisë Demokratike", insistoi Bumçi.
Besnik Mustafaj e ka cilësuar Sokol Olldashin si "një lojtar të vogël dhe intrigant i pavlerë". Ai ka hedhur gjithashtu akuza se Olldashi e ka penguar në garën e tij për kreun e degës së PD-së së Tiranës. Deputeti Olldashi, në adresë të Mustafajt, është shprehur shkurt duke i cilësuar deklaratat e ish-shefit të diplomacisë shqiptare si "fantazi komplotiste". Deputeti Mustafaj nuk ka preferuar të japë komente pas kësaj deklarate të Olldashit duke thënë se "nuk kam asnjë koment për këtë çështje" dhe se "nuk meriton komente". Mustafaj radhitet ndër personat e parë që është përfshirë në Partinë Demokratike në vitin 1991, përkrah Sali Berishës.