Replikat e ashpra Budo-Stivenson në OKB
Autori i Lajmit: Androkli Dralo
Nju-Jork – 19 shkurt 1965 – Ishte i pari dhe i vetmi proces votimi që Asambleja e Përgjithshme e OKB-së bëri gjatë seancës së 19 të saj dhe qëllimi i saj ishte izolimi i Shqipërisë dhe mbajtja e saj larg komploteve në favor të Kinës Komuniste. Ishte një takim ku dinjiteti dhe procedura parlamentare harroheshin shpesh. Menjëherë sapo Asambleja nisi punimet, ambasadori shqiptar Halim Budo iu drejtua i paftuar podiumit të mermertë të sallës dhe u përpoq të merrte fjalën. Kryetari i Asamblesë, Aleks Kuaison Saki, godiste vazhdimisht me çekan dhe nuk ia hapi mikrofonin delegatit shqiptar. “Ai smund ta bëjë një gjë të tillë, ai smund ta bëjë një gjë të tillë...”, - përsëriste i nervozuar Saki. Pas disa minutash rrëmuje, një burrë shumë i qetë në pamje, me flokë të rënë dhe një palë syze, skeleti i të cilave ishte i larë me flori, iu drejtua podiumit dhe, pasi shkëmbeu disa fjalë me Budon, e bindi këtë të fundit të kthehej sërish në vendin e tij. Ai ishte Jamil Barodi, delegati i Arabisë saudite. Megjithatë, ky veprim i Barodit nuk do ta ndalte Budon që ti sillte sërish shqetësime Asamblesë. Vetëm pak çaste përpara votimit, ambasadori amerikan, Adlai E. Stivenson, u ngrit të fliste thjesht për çështje procedurale. Ai tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të bënin presion për zbatimin e nenit 19 dhe në këtë moment Budo shpërtheu edhe një herë tjetër. Delegati shqiptar, gjysmë i ulur në karrigen e tij nisi të përplaste stilolapsin mbi pllakëzën metalike ku shënohej emri i Shqipërisë dhe i thërriste ambasadorit Stivenson dhe Kryetarit të Asamblesë: “Kjo nuk është çështje procedure”. Ambasadori amerikan i kërkoi disa herë homologut të tij shqiptar që të ndalte, por një gjë e tillë nuk ndodhi. “Qetësi, zotëri, - iu përgjigj Stivensoni, – ju do të kini shansin tuaj për të folur më vonë”. Dhe ndërsa Budo nuk kishte ndërmend të ndalte, ambasadori amerikan u kthye nga Kryetari Saki dhe i tha: “Zoti kryetar, a mund të kërkoni qetësi në sallë”? Gjërat u tensionuan dhe më keq në fund të punimeve të Asamblesë. Amerikanët dhe rusët nisën një shkëmbim akuzash të ashpra që të kujtonin ato të konfliktit të vjetër të Luftës së Ftohtë. “Shtetet e Bashkuara i atribuojnë vetes privilegjin e një arbitri... për të vendosur cilat procedura duhet të ndiqen nga Asambleja e Përgjithshme dhe nëse forumi mund ti votojë apo jo”, - tha me tone të ashpra ambasadori rus, Nikolai Fedorenko. Rusi tha se Shtetet e Bashkuara po planifikonin për ta shndërruar Organizatën e Kombeve të Bashkuara në një vegël “për qëllimet e veta”. Ndërkohë, Stivensoni e akuzoi Fedorenkon për një “fjalim gjaknxehtë”.
Kina po e mban veten vetë jashtë
Dikur lobistët amerikanë shumë, të zënë me politikën e tyre kundër Kinës, këtë vit janë duke bërë shumë pak. Ata thonë se Pekini po ia vështirëson vetë punët vetes për tu pranuar në Kombet e Bashkuara. Kinezët tashmë e kanë shpallur doktrinën e tyre revolucionare në të gjithë botën, e cila drejtohet kundër përpjekjes së OKB-së për ti dhënë një përgjigje paqësore konfliktit Indi-Pakistan dhe thirrjes për të përjashtuar Tajvanin nga organizata ndërkombëtare si kusht për hyrjen e tyre atje. Ky kombinim guximi dhe përbuzjeje kundër Kombeve të Bashkuara, u ka dhënë delegatëve amerikanë optimizëm të madh përballë asaj që ata quajnë lëvizje rutinë të Rusisë, Francës, Shqipërisë dhe vendeve të tjera që ti japin karrigen Kinës në OKB. Rezultati i votimit të fundit në Asamblenë e Përgjithshme për propozimin e Moskës më 1963 ishte 57-41 kundër komunistëve, ndërkohë që vetëm një vit më parë ishte 56-42 (1962). Analistët amerikanë parashikojnë një tjetër fitore të tyren këtë vit. Nëse Kina do apo jo të hyjë në Kombet e Bashkuara është një çështje ku mund të spekulohet. Uashingtoni mendon se Pekini kërkon të hyjë, por po sajon dhe një alibi sikur ata parashikojnë një tjetër refuzim të tyre. Për SHBA-në, Pekini me shumë gjasa mund ta fitojë vendin e tij në OKB, nëse ai pranon politikën e bashkekzistencës paqësore dhe nis një periudhë të re jokonfliktuale ndaj fqinjëve të tij. Megjithatë, nga ana tjetër, ekzistojnë dyshimet se rivaliteti kino-sovjetik mund të vonojë ende anëtarësimin, nëse dy gjigantët komunistë shtojnë tonet e debatit. Amerika është e kënaqur që përdor si armë të saj në OKB trakte të tilla të Pekinit si ai i lëshuar nga ministri kinez i Mbrojtjes, Lin Biao. “Marrja e armatosur e pushtetit dhe zgjidhja e konflikteve me luftë është një nga detyrat kryesore dhe mënyra më e mirë e arritjes së revolucionit”, - u citua Biao nga amerikanët në një nga seancat e Asamblesë javën e shkuar. Ministri i Jashtëm kinez, Çen Ji, u citua në Pekin se kishte përqeshur Organizatën e Kombeve të Bashkuara si një vend pazaresh mes imperialistëve amerikanë dhe rusëve, ndërsa përpiqeshin të vendosnin kushtet kryesore për anëtarësimin e Kinës së Kuqe. Dhe në këtë situatë aktuale ka shumë mundësi që Kina të mos marrë pjesë në takimin e radhës së Kombeve të Bashkuara.
Ndarje brenda SHBA-së
Por mendimet e Shteteve të Bashkuara nuk kanë qenë shumë të unifikuara si në Departamentin e Shtetit ashtu edhe në delegacionet diplomatike amerikane. Disa zyrtarë ishin të vendosur që neni 19 të zbatohej me çdo kusht. Të tjerë mendonin se nëse Franca dhe Bashkimi Sovjetik do të detyroheshin të paguanin për votën e tyre, atëherë Shtetet e Bashkuara nuk do të kishin mbështetje nga shumica e Asamblesë në votimet e kauzave të saj. Shumë zyrtarë amerikanë të tjerë ngurronin të hapnin letrat në tryezë për shkak se druheshin nga një përkeqësim tjetër i marrëdhënieve me Kremlinin pas krizës së raketave të Kubës më 1962.
Ky lajm është publikuar: 21/04/2010