E Diel, 1 Nëntor 2026

Reportazh nga qyteti I vetvrasjeve, atje ku shpëtimi vjen nga vdekja

13/02/2005  174 fierakë kanë tentuar vethelmimin në vitin 2004

Atë e sollën të afërmit e tij me barelë nga fshati

Frashër dhe I luteshin mjekut toksikolog për

shpëtim.Ishte djalë I vetëm 22 vjecar.Quhej Armand

Hoxha dhe kishte pirë helmin vdekjepureres 4 orë më

parë në kushtet e tronditjes së fortë psiqike.Kishte

vetëm 3 muaj që ishte kthyer nga Greqia dhe gjithcka

kishte fituar në punë jot ë përhershme I kishte lënë

atje, pasi policia greke e kishte kapur në rrrugë pa

dokumenta.Në fshat ai e ndjente veten fare të

padobishëm, ndërsa cdo ditë I shuhej shpresa se do të

kthehej në Greqi me vizë të rregullt për të marrë

lekët e djersës së tij.Përvec kësja vajza që ai donte

ishte martuar gjatë kohës së mungesës së tij.Këto

përbënin arsyet që 22 vjecari ta ndjente veten si një

barkë mes dallgëve.Mjeku toksikolog I vetmi mjek në

spitalin civil të Fierit pohon se djali shpëtoi për

fat të mirë, por ai pohon se kishte një karakter tejet

depresiv.”Kam frikë se ai do të tentojë prapë-shtoi

Stoja, pasi në ndryshim nga pacientet e tjerë që

kërkojnë në castet e fundit shpëtim, ai kërkonte ta

linin pa mjekim.”

Shifrat e tentativave për ti dhënë fund jetës janë

alarmante ne qytetin myzeqar.Jo pak, por 174

tentativash pohon mjeku toksikolog Kilo Stoja, ku

sipas tij 6 në 10 raste përfundojnë me vdekje.Sipas

statistikave 82% e rasteve janë femra që kërkojnë ti

japin fund jetës, ndërsa 72% e të gjitha rasteve të

tentativave për tu vethelmuar janë nga zonat

rurale.Qyteti gri I Fierit dhe aq më tepër zonat

rurale të tij nuk u ofrojnë asgjë të mirë, vajzave dhe

djemve të rinj vec vuajtjeve dhe streseve.Është

tronditës fakti se fenomenin e vetvrasjes e kanë

ndërmend të gjitha moshat.Kilo Stoja me përvojën e tij

të gjatë në spitalin civil të Fierit përmend se gjatë

vitit që shkoi mosha më e vogël që I dha fund jetës

ishte e një djaloshi 15 vjecar, ndërsa mosha me e

madhe ajo e një plake 90 vjecare.”Gjithsesi –shton

Stoja mosha mesatare e perosnave që tentojnë ti japin

fund jetës është ajo 40 vjec.”

Fakti që shumicae perosnave që I japin fund jetës janë

nga zonat rurale lidhet dhe me paragjykimet dhe

mentalitetin shtypës dhe dictatorial në familje e në

shoqëri që ndikon negativisht tek moshat

adoleshente.”Edhe pse ata kanë shpëtuar nga tentative

e parë-thotëStoja nuk mungojnë rastet që ata e

provojnë përsëri, pasi kur kthehen në shtpëine e tyre

në fshat, ndeshen me paragjykime dhe thashetheme të

tmerrshme vrastare.Kuptohet që ata largohen nga kjo

shoqëri “ që nuk I ngop” dhe shpëtimin e kërkojnë tek

vdekja.”

Mjeku Stoja jep edhe njëherë alarmin për një ndryshim

qoftë në tregëtimin e fostoksinës e cila po bën

kërdinë , qoftë në tryezat e bisedimeve të shuëm

organizmave së bashku për ndryshimin e një koncepti

vrastar.Shumica e të depresuarve janë për shkaqe

papunësie dhe varfërie, por nuk mungojnë edhe rastet e

dështimeve në dashuri, vetmisë tek moshat e treta,

sëmundjeve të rënda etj.Motivi shpirtëror zë edhe më

shumë vend tek njerëzit me karakter të brishtë dhe

tejet të thyeshëm.Fotoksian po merr jetë njerëzish dhe

pushteti vendor apo organizmat shëndetsor nuk bëjnë

gjë tjetër vec takime të dështuar.” Kete vit kemi

vendosur –thotë drejtori I shëndetit parësor në Fier,

Rakip Gjoni që tu japim lishencë gjithë perosnave që

do të tregëtojnë fostoksinë dhe të mos lejojmë shitjen

e sja vend e pavend.”

Por mjeku Stoja përmend rastet e shumta që tentativat

ose vdejet kanë ardhur dhe si pasojë e përdorimit të

rugorëve apo pesticidëve të tjerë, deri tek koktej

ilacesh.Në këtë rast vlen nevoja për ndryshim në

jetesën tonë të përditshme duke hapur vende pune, duke

minimizuar streset dhe duke qënë më pranë pushteti

vendor problemeve të komunitetit.

Intervistë me mjekun toksikolog të Fierit Kilo Stoja

Z Stoja, mund të na thoni për rastet e tentativave të

vethemimeve në rrethin e Fierit?

-Është për të ardhur keq se janë jo pak, por 174

raste, duke lënë mënjanë edhe ndonjë rast që nuk është

paraqitur fare në spittal.Kjo do të thotë se vitit

2004 ka pasur 30% më shumë tentative vethelmimesh sesa

një vit më parë.

-Pra takimet e ndryshme për minimizimin e kësja

dukurie nuk kanë bërë feket?

-Shifrat janë kokëfortë dhe flasin vet

-Sa përqind e këtyre rasteve përfundojnë me vdekje?

-Në një mesatare 6 në 10 raste janë me vdekje.Personi

që ka pirë 2 kokrra fostoksinë ka vdekje të sigurt,

ndërsa kur pi vetmë 1 ka mundësi për shpëtim.Këtu nuk

futen rastet e rralla, kur me 2 kokrra kanë shpëtuar,

ose me gjysmë kokrre kanë vdekur.Varet nga organizmi

dhe shpejtësia e sjelljes në spital.

-Cfarë mjekim jepni fillimisht?

-Lavazh në gjithë organizmin, pastaj bëjmë urgjent

analizat për të parë se corgan rrezikon më shumë

fostoksina dhe në bazë të sja japim mjekimin.Dikujt I

ka dëmtuar veshkën, dikujt zemrën apo stomakun ,

kryesisht ilace kundër toksikimit.

-Më shuëm të vethelmuar ka gra apo meshkuj?

-82% e rasteve të vitit 2004 kanë qënë gra , femra të

moshave nga 16 deri në 90 vjece sic ishte ajo e njuë

plake nga Radostina.

-Shumica e tyre vijnë nga qyteti apo zonat rurale

73% janë nga zonar rurale.Këto zona janë më të

ëvshtira për tu jetuar nga depresivët.

-Pacientët vijnë në gjendje të mirë shëndetsore apo në

gjendje të rëndë?

-Të gjith ë pacientet dhe ata që flasin vet ose luten

për shpëtim pasi kanë pirë fostoksinë janë në gjendje

të rëndë/Fostoksina është e pabesë ajo vret kur nuk e

prêt.Kur një pacient duket se u përmirësua ka pasur

raste që ai ka ndërruar jetë.Helmi depërton shuëm

shpejt në organizëm.

-Kush nga helmet kryeson?

-Fostoksina, por edhe rrugori, koktej ilacesh deri tek

ilaci I enëve apo fosfori I shkrepseve që kanë provuar

fatkeqët.

-Cili është mesazhi juaj?

-Si mjek dhe si prind u them Ndal fostoksinës dhe

pushteti vendor kontroll në pikat e tregëtimit sepse

ajo po shitet lirshëm në farmaci, por edhe në rrugë

apo në tregun industrial, sic është bari I miut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›