Alarm në fshatrat e rrethit të Shkodrës për ujin e pijshëm
13/02/2005 Informimi na vjen nga inspektori i higjenës në Drejtorinë e higjenës së Shkodrës Cesk Nika i cili bën të ditur se rreth 137 fshatra nuk janë të sigurtë për ujin që del nga rubinetat e tyre.Ka plot 6 muaj du ke filluar nga qershori që nuk janë marrë analizat e ujit të pijshëm.Vetëm në qershor janë bërë analizat në 39 fshatra që kanë nxjerrë përfundimin se në 12 fshatra uji është i ndotur. pas analizave vetëm në këto fshatra ubë klorifikimi i ujit ndërsa për të tjerat nuk u mendu as atëherë dhe as në ditët e sotme.Sipas prononcimit të Nikës në të gjithë botën kur ka përmbytje puna e parë që bëhet pas normalizimit të situatës është dizifektimi i ujit të pijshëm.Kjo gjë nuk u bë në fshatrat tona kur ndodhën përmbytjet në një kohë kur dihet se ato e mbushin me mikrobe nga më të ndryshmet -thotë ai-.Z. Nika sqaron se mos kryerja e këtyre shërbimeve ka ardhur jo për nëglizhencë nga ana jonë por për mungesë të makinës që nuk po na vihet në dispozicion për të shkuar në fshatrat e pakontrolluar.Burimet nga spitali iShkodrës tregojnë se në muajt e fundit ka pasur 35 raste hepatiti ose ndryshe me verdhëz duke theksua se të sëmurët kanë qënë kryesisht nga fshati.Ndërsa mjekja pediatre në spitalin e Shkodrës Semiha Kallogjeri se prindërit të sëmurëve kryesisht fëmijë na kanë treguar se uji që ata dhe fëmijët e tyre pijnë që në pamje të parë është i ndotur pale po të bëjmë analizat cfarë mund të na dalë.Inspektori ihigjenës Cesk nika është ishqetësuar dhe kërkon të sensibilizojë strukturat përkatëse për të marrë masa sa më të shpejta në mënyrë që të mos kemi një epidemi në këto fshatra të Shkodrës