E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga, katër bashkëpuntorëve të Bujar Dakës

13/02/2005  Tre vëllezër dhe një taksist, organizuan arratisjen

SHKODËR – Polcia e Shkodrës ka prangosur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, katër persona që dyshohet se kanë ndihmuar në arratisjen e tre të burgosurve nga dhomat e paraburgimit.

Burimet e policisë lokale saktësuan se katër personat, midis të cilëve tre vllezërit Fatmir, Kujtim e Prelë Neçaj, si dhe tasksisti Andrea Pistuli, u prangosën në fshatin Bardhaj, pas informacioneve se ata kishin ndihmuar në arratisjen e Bujar Dakës, i burgosuri që ende nuk ka rënë në duart e policisë.

Sipas burimeve të policisë, mësohet edhe lidhja e bashkëpunëtorëvve të arrestuar dje, me të arratisurin Daka. Tre vëllezërit Meçaj, kishin mbajtur natën e parë të arratisjes në banesën e tyre Bujar Dakajn, ndërsa ishin njohur me atë nëpërmjet vëllait të tyre Dedë Neçaj. Pas shoqërimit në polici, u la i lirë babai i tre vëllezërve, plaku 80-vjeçar.

Sipas policisë, mësohet se Dedë Neça, është një i burgosur në dhomat e paraburgimit të Shkodrës, ku edhe është njohur me Bujar Dakën, të cilin ua ka prezantuar edhe vëllezërve. Pikërisht nëpërmjet Dedës, tre vëllezërit e tjerë të tij, Fatmiri, Kujtimi dhe Prela, kanë pritur natën e arratisjes Buajrin, jashtë mureve rrethuese të policisë dhe nëpërmejt taksistit Andrea Pistuli, kanë organizuar daljen e të arratisurit nga Shkodra.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›