Legalizimet, vetëm një formular është dorëzuar

13/02/2005 Shkodër.
Faza e parë e legalizimeve të zonave informale në qytetin e Shkodrës po ecën me ritme të ngadalta.Ka një javë që Bashkia Shkodër ka vënë në dispozicion të banorëve të këtyre zonave dy zyra të posacme oër dhënien dhe dorëzimin e formularëve dhe të dokumentacionit të nevojshëm.Fillimisht Këshilli Bashkiak krijoi komisionin në përbërje të të cilit janë 4 punonjës, një jurist , një ingjinjier ndërtimi dhe dy topograf si dhe caktoi shumën prej 1000 lekësh si pagesë për dorëzimin dhe shqyrtimin e formularëve dhe dokumentacioneve përkatëse që do të paraqesin qytetarët në fazën e parë të legalizimeve.Sipas të dhënave nga zyra e legalizimeve për fazën e parë të legalizimeve, fillimisht pati një dyndje të qytetarëve për tërheqjen e formularëve dhe më pas shpërndarja pati ritme të ngadalta.Kështu deri tani janë tërhequr nga qytetarët e interesuar 1650 formularë, por për t u theksuar është fakti se deri tani pranë zyrës përkatëse është dorëzuar vetëm një formular me dokumentacionin përkatës.Përsa i përket zonave deri tani janë përcaktuar 3 zona informale ku janë përqendruar ndërtimet pa leje: ish Zooteknika, ish Artistikjadhe zona industriale.Përvec këtyre janë edhe ndërtime të tjera të shpërndara në qytetin e Shkodrës.Në zyrën e legalizimeve gjenden edhe hartat me të gjitha ndërtimet e bëra në qytetin e Shkodrës.sipas drejtuesve të kësaj zyre dorëzimi i formularëve do të ndihmojë në përcaktimin e saktë të zonave informale të numrit të ndërtesave të tyre si dhe në përcaktimin e ndërtesave të tjera pa leje në qytetin e Shkodrës.Në këtë mënyrë thonë ata pak nga pak do të plotësohet e gjithë harta për të bërë studimin e nevojshëm.
Nga ana tjetër vetë banorët e këtyre zonave shprehen mosbesues dhe të pakënaqur për këtë proces.Një nga këta banorë Xheladin Vucaj banor i zonës informale tek ish Zooteknika ka kërkuar të shprehë mendimet e tij dhe të banorëve në përgjithësi tek gazeta “Metropol”.
Sa shtëpi ndodhen në këtë zonë dhe sa kanë bërë rregjistrim të rregullt?
Unë jam nder banorët e parë që kanë zbritur nga zonat malore në këtë zonë në vitin 1991 dhe më pas kishte një dyndje jo vetëm nga malësitë e Shkodrës e të Malësisë së Madhe por edhe nga Kukësi e Tropoja.Aktualisht në këtë Zonë mund të numërohen rreth 1000 shtëpi në këtë zonë që ndodhet menjëherë pas lagjes Kiras,një lagje e vjetër kjo e qytetit të Shkodrës.Mund të them se vetëm 20% e familjeve mund të kenë tapi të rregullt që ia kanë blerë truallin ish pronarëve të vjetër,të cilët e fituan 10 dynymëshin nga ligji i kthimit të pronave.Pjesa tjetër pra rreth 80% nuk kanë asnjë letër të rregullt.
A jeni në ddijeni se ka filluar faza e parë e legalizimeve?
Jo vetëm unë por pothuajse të gjithë banorët janë në dijeni për këtë proces dhe janë të interesuar që të gjithë për legalizimin e shtëpive të tyre.Por si unë dhe shumica e banorëve pak kush besojmë se është dicka serioze dhe se do të arrihet ndonjë rezultat pozitiv në legalizimin e këtyre banesave.Lëvizja e shtetit për të legalizuar ndërtesat pa leje na duket më tepër një lojë politike se sa një angazhim serioz për të qartësuar dhe ndihmuar qytetarët rreth këtij problemi.
Në qoftese shteti e ka seriozisht,a do të jenë të gatshëm banorët për t iu përgjigjur kërkesave?
Mendoj se edhe po ta marrë shteti seriozisht këtë proces përsëri nuk do të bëhen shumë legalizime,sepse banorët e kësaj zone nuk kanë para të mjaftueshme për ta shpënë deri në fund procesin në fjalë.Po të marrim vetëm procesin e fillimit njerëzit këtu nuk kanë para për të paguar topografin që do të bëjë matjet dhe hartat e jo më të paguajnë truallin që sipas informacvioneve që po marrim nga mediat cmimi është i pa përballueshëm për këta banorë.Pra mund t ju them se banorët nuk do të je në në gjendje dhe nuk do të jenë dokort të paguajnë cmimin e tokës.Pastaj këtu është dhe një fenomen tjetër që s po e merr kush parasysh.Toka e shumicës prej këtyre ndërtesave të pa legalizuara i është paguar njëherë personave që i kishin dalë për zot shumicës së kësaj zone.Pra tani na takon që ta blejmë për të dytën herë.
Si mendoni se mund të arrihet në një proces të mirë të legalizimeve?
Shteti fillimisht duhet të shohë specifikat e të ardhurve jo vetëm sipas zonave por edhe brenda një zone.Kështu gjatë diskutimeve që bëjmë me njëri tjetrin për këtë problem mund të ndahemi në dy grupe.Njëri grup që është ai që ka tokë në zonën nga ka ardhur, mendon se janë dakort që të kompensohet toka që kanë ata në malësi me tokën që kanë zënë.Ndërsa grupi tjetër që nuk ka trashëguar tokë mendon që cmimi që që duhet të paguajnë duhrt të jetë sa ai i vitit 1991 kohë kur filluan edhe lëvizjet.Madje edhe atë zor se mund ta pagujnë.
Pse thoni se nuk kanë para në një kohë kur këtu janë ndërtuar shumë shtëpi biles edhe të shtrenjta?
Është e vërtetë kjo që thoni ju por këto shtëpi u ndërtuan vite më parë duke u ndihmuar nga emigracioni.ndërsa tani cdo emigrant po mundohet të krijojë një familje normale dhe të investojë për një shtëpi të tijën në vendet ku ata po punojnë e jetojnë.Kështu pra ata nuk kanë mundësi që të dërgojnë më para dhe detyrimin ndaj familjeve të tyre në njëfarë mënyre e kanë kryer.Tani këtu po mbretëron fukarallekuku ka njërëz që po imarrin ushqimet me listë ,biles jo vetëm ushqimet por edhe këpucët e rrobat e përdorura.